Dorëheqja në Austri dhe çfarë do të thuhej në ERTV nëse do të dilte video për qeverinë e Ramës

Dorëheqja në Austri dhe çfarë do të thuhej në ERTV nëse do të dilte video për qeverinë e Ramës

16:38, 20/05/2019
A+ Aa A-

Nga Pano Soko

Ajo ç’ka më tërhoqi tek gjithë kjo historia austriake, ishte eleganca e zgjidhjes që ofron një demokraci që funksionon.

Zv.Kancelari u ekspozua në një histori korrupsioni verbal (pra duke diskutuar për plane korruptive që nuk u materializuan në fakt), ai dha dorëheqjen dhe pas tij e dha dorëheqjen dhe Kryeministri.

Personalisht nuk më interesojnë arsyet, loja për pushtet apo intrigat që qëndrojnë pas publikimit të videos.

Videon mund ta ketë nxjerrë vetë biznesmenia ruse, për ndonjë prishje pazari? -Ndoshta.

Mund ta ketë nxjerrë vetë Kryeministri austriak për të dobësuar në publik aleatin e vet dhe nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme (ku ai vetë do të shkojë me sharmin e demokratit parimor) ta dobësojë apo pse jo ta heqë qafe fare aleatin, duke marrë më shumë pushtet? -Ndoshta.

Mund ta ketë nxjerrë Gjermania, më saktë Merkeli, për t’i dhënë një goditje boshtit të partive Euro-skeptike europiane që kryesohet nga Salvini dhe ku Strache dhe partia e tij FPÖ kishin një rol të rëndësishëm, tani në prag të zgjedhjeve për parlamentin europian? -Ndoshta.

Ose mund të mos jetë asnj? nga këto.

Mua nuk më interesojnë arsyet e publikimit, por rruga që “snajperat” politikë zgjodhën për ta “vrarë” shënjestrën e tyre. Ajo ishte vendosja e viktimës “mes nofullave” të demokracisë. E ekspozuan në internet, që populli ta shikonte dhe çdo gjë pastaj do të rridhte vetë si ujë.
Ishte vetë sistemi që e neutralizoi për 18 orë. Nuk pati as protesta, as irritim popullor të demostruar, asgjë. Ose më saktë as nuk u prit fare, që situata të përshkallëzohej, se e dinin si do përfundonte. Ti s’jep dorëheqjen, populli të dërrmon, të nxjerr jashtë si plehrë. Sepse ai e ka në dorë sistemin.
Zv.Kancelari doli direkt, pranoi fajin dhe u dorëhoq nga të gjitha funksionet si në qeveri dhe në parti, e pak orë më pas u dorëhoq edhe Kryeministri.

E pra ky është një leksion demokracie që tregon se ç’do të thotë sistem ku populli është omnipotent. Leksion që tregoi se Austria nuk është aty ku është, sepse liderët aty janë të pakorruptuar, apo ata zgjedhin njerëz të kulluar në krye. Jo, edhe aty zgjidhen politikanë të korruptuar apo mashtrues me kollare! Por ata kanë ndërtuar një sistem që i nxjerr jashtë shumë lehtë të gjithë ata më sipër. Pa pasur nevojë për protesta, kryengritje a luftë. U ekspozove në publik, u dogje..u përvëlove.

Imagjinoni tek ne, të kishte dalë një video e tillë për Erion Braçen apo Senida Mesin.
Do dilte Rama te ERTV, do thoshte “Çojeni videon në Prokurori, të flasi drejtësia. S’mund të shkarkoj zv.Kryeministrin se nxorri njëri një video.” Dhe do mbyllej aty e gjitha si histori. Videoja do endej nëpër prokurorira dhe çdo gjë do harrohej, sa të vinte skandali i rradhës.
Ka ndodhur më përpara, do ndodhte prapë.

Sepse këtu askush nuk pyet nga populli. Është sistemi që e ka nxjerrë popullin jashtë loje. Nëse populli nuk reagon, asgjë nuk ndodh.
Nëse populli reagon, futet populli në burg për pjesëmarrje në tubim të paligjshëm.. dhe përsëri asgjë nuk ndodh.
Sepse populli është totalisht i parëndësishëm.
Kur të vijnë zgjedhjet do votosh prapë një nga listat e besnikëve se s’ke çfarë të bësh. Deputetët prapë Kryetarit do t’i rrinë në rrjesht, po duan të jenë të tillë.
Ose do vendosësh të bojkotosh, nuk do shkosh fare të votosh…shumë mirë, mos shko. S’i prishet puna njeriu.

Në sintezë, ajo që kuptuam nga Austria është “Nëse duam që një ditë të jemi si ata, duhet që të ndërtojmë një sistem politik, ku Kryeministri ynë të japë dorëheqjen aq shpejt saç e jep Kryeministri i tyre.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/05/2019 20:05

Po, ore po! Kujt po ia thua?!!! Por populli shqiptar ashtu eshte mesuar, gjithe jeten e vetenenvleresuar, i nenshtruar, injorant, pa dinjitet. Popull dembel, servil dhe keqberes. Popull frikacak, popull manjak dhe populli me partiak. Eshte i vetmi popull ne bote, qe megjithese me i varferi ne Evrope, eshte gjithmone me qeverine edhe kur ajo i vjedh, i grabit dhe i varferon, mjafton qe ne pushtet te jete partia qe ai ka votuar. Popull mjeran qe nuk ka respekt per veten e vet. Popull qe eshte i lumtur kur udheheqesi qesh, gezon dhe lumturohet me varferine e popullit te vet. E keqja e popullit eshte vete populli!

Sikur20/05/2019 19:44

Po te ishte zgjedhur vetem nga vota, do ikte menjehere se soj kopilash e frikacakesh eshte edhe ky yni (those se kristaqi eshte kopili zogollit, edhe ai iku si mut kur e pa qe po vinin taljanet, po keshtu edhe spirokoleket iken si mutra ne 90 dhe priten te piqeshin kushtet per te ardhur ne pushtet) . Problem eshte se Samirmanet, qetkastratet, salillaret, dhe fushat e kodrat me shullazet &co kane paguar parate per vota dhe tani duan shpagim. Pushtlleku nuk I prishka pune hyqymetit, that Nuri beu te Koncert ne 36, edhe aty kemi ngelur nuk levizim. Faji eshte I ketij pis mileti se popullin eshte fjale e madhe per shqipot. Rrine kafeneve dhe marrin neper goje njeri tjetrin si kurvat edhe presin tu vije zgjidhja nga qielli. Kaq meriton shqiptari most ushqeni iluzione te kota.

Pano20/05/2019 17:38

Pse shkon ke rama mo ne kemi fakte kish shkrujt dhe gazeta ne Austri si ajo Gjermania Bild, kish thene pas vidios Meta - Prifti protagonosti beri kariere u be President Republike. Ndaj Pano djali mos u merr me sikur po meru me ato qe kane ndodh me faktet.

Osumi20/05/2019 17:29

E ka thene Edvin Kristaq Suma:" Ketu nuk ka popull ka dele".Po te kishte vertet popull te civilizuar me skandalet e kesaj qeverie te koruptuar, Edvini me te tijet jo vetem qe nuk te ushronin dot pushtet por vrime miu ku te futeshin nuk do te gjenin.

Shto koment

Denonco