Tsipras për Financial Times: Nuk do të penalizojmë Maqedoninë e Veriut, për hir të Shqipërisë!

Tsipras për Financial Times: Nuk do të penalizojmë Maqedoninë e Veriut, për hir të Shqipërisë!

11:42, 20/05/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë komisionieri për zgjerim, Johanes Hahn, deklaroi për DW, se do të ishte e padrejtë që në qershor të penalizohej Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave, meqenëse Shqipëria nuk është ende gati. Duket se i të njëjtit mendim është edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Gjatë një interviste për Financial Times, duke folur për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë përveç kushtit për të drejtat e njeriut (minoritetet) të cilin ja ka thënë në sy edhe kryeministrit Rama, Tsipras deklaroi se nuk mund të rrezikohet edhe Maqedonia që ka bërë përparime, për hir të Shqipërisë.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia  dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, deklaron Tsipras.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco