FOTO/ Lungomare e Orikumit në pikë të hallit, ironia e gazetarit: Turistët le të kërcejnë si kangurët...

FOTO/ Lungomare e Orikumit në pikë të hallit, ironia e gazetarit: Turistët le të kërcejnë si kangurët...

18:55, 19/05/2019
A+ Aa A-

Kur jemi pak javë nga starti i sezonit të plazhit dhe kur normalisht Vlora dhe rrethinat e saj duhet të gumëzhijnë nga turistët vendas dhe të huaj, qyteti jugor duket se është në një gjendje mjerane.

Pas përmbytjes së qytetit të Vlorës pas disa minutave shi, gazetari Agim Xhafka tregon se në çfarë gjendjeje është lungomare-ja e Orikumit.

“Lungomare e Orikumit. Vjet dyshemeja e urës kishte dhjetë dërrasa. Sivjet ka shtatë dhe siç po duket pas ca muajsh do mbetet veç me një. Turistët që do dynden me miliona këtë verë në këtë pjesë do kërcejnë pupthi si kangurët që t’i hapin rrugë njéri tjetrit. Edhe rruga është gjysmë. Do zoti nuk vidhiset fare se ushtria jonë heroike e Natos këtej shkon e këtej vjen nga Pashalimani.  Turizmi ka të ardhme. Shiheni e qeshni. Ose dhe qani po deshët..”, shkruan Agim Xhafka në denoncimin e tij.

Risjellim në kujtesë se Edi Rama, përveçse kryeministër, është edhe deputeti i parë i qarkut Vlorë... /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco