‘Doja ta takojsha, ta falenderojsha’/ Ja si justifikohet Dako para prokurorëve për lidhjen me Avdylajt dhe blerjen e votave

‘Doja ta takojsha, ta falenderojsha’/ Ja si justifikohet Dako para prokurorëve për lidhjen me Avdylajt dhe blerjen e votave

17:48, 19/05/2019
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Durrësit, para prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Premçi është përpjekur të justifikojë komunikimet e tij të vazhdueshme me Avdylajt e Shijakut për shit-blerje votash në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017-të.

Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte të Krimet e Rënda, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale.

Nga ana tjetër, të vendosur nën presionin e opinionit public dhe politik për zvarritje të hetimeve të kësaj dosje “të nxehtë”, prokuroria është munduar të justifikohet duke thënë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë moment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përgjime nga ajo që njihet si Dosja 339.

Bisedat e Dakos me Avdylajt:

Biseda 1 – (Data 27 qershor 2017)

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Biseda 2 (data 24 qershor 2017) 

Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
xxx 30804 (Te paidentifikuar) – Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Niçja– Jo! Jo! Jo!
xxx 30804 (Te paidentifikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…
Niçja: …mirë…
xxx 30804 (Te paidentifikuar)– 6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
xxx 30804(Te paidentifikuar)– Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të  votojnë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco