VIDEO/ Akuza publike e Ramës për Beccetti-n që kushton 110 milionë euro

VIDEO/ Akuza publike e Ramës për Beccetti-n që kushton 110 milionë euro

17:21, 19/05/2019
A+ Aa A-

“Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitar se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash".

Kryeministri Edi Rama, të enjten u tregua i rezervuar dhe i përmbajtur për çështjen ‘Beketi’, ku në emisionin Opinion u shpreh se nuk mund të jap detaje pasi shteti ka një kontratë konfidencialiteti me Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve.

Jo më larg se katër vite më parë, në po të njëjtin emision, ai mbajti një tjetër qëndrim ndaj Beketit për mbylljen e televizionit Agon Channel. Kreu i qeverisë, asokohe nuk ngurroi ta quante biznesmenin italian si pastrues parash që i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme vendit, shkruan Politiko.

“Juve të medias t’ju vijë zor. Aty është bërë një histori e turpshme me rroga marramendëse. Je vetë dëshmitarë se të kanë propozuar rrogë më të lartë se Bruno Vespës. Është një pastrues parash. Po ju them të gjithëve që Blendi Fevziut i është propozuar një shumë më e madhe se Bruno Vespës”, iu drejtua Rama gazetarit duke vijuar me akuza të tjera ndaj Beketit.

“Unë flas vetëm drejt. Unë jam kryeministër apo nuk jam kryeministër, unë flas vetëm drejt; di çfarë mendoj dhe atë e them, prandaj më kanë zgjedhur shqiptarët. Investitori në fjalë është investiguar nga strukturat e shtetit shqiptar në bashkëpunim me strukturat e shtetit italian.

Nuk ka një media apo bzinesmen që të dalë dhe të thotë se kemi pasur presion nga qeveria sepse ka disa personazhe që thonë se u është mbyllur goja. Kam folur për burimin e financimit, nuk kam folur për median. Ai falë investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe populli dëme të pallogaritshme dhe ka mbajtur peng shtetin shqiptar me koncesione. Ne i kemi hapur luftë dhe do ta luftojmë deri në fund”, deklaronte Edi Rama më 17 Qershor 2015.

Për të mësuar më shumë rreth procesit, Politiko.al kontaktoi me një nga gjyqtarët e çështjes, anglezin Ian Glick, që konfirmoi shkurtimisht se vendimi është marre, pa dhene më shumë detaje me argumentin se “si një nga arbitrat në këtë rast, nuk mund të diskutojë për te”.

Qeveria shqiptare, jo zyrtarisht thuhet se do ti paguaje biznesnemit mbi 110 milionë euro, ndërkohë që 3.3 milionë të tjera ka qenë kostoja e procesit mbrojtës. Fakti eshte konfirmuar edhe nga dy ish-bashkepunetoret e tij ne Shqiperi, gazetaret Andi Bejte dhe Sonila Meço.

Qendrimet e Rames gjenden duke filluar nga minuta 1-36-29:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodran19/05/2019 22:17

Qe ne kete vend ka 6 vjet qe behet vetem pastrim parasash...

Shqiptari19/05/2019 19:23

Te humbase populli shqiptar 140 milion euro nga gjoba qe na shkaktoi Rama dhe Gjiknuri, dhe keta shpetokan vetem duke kerkuar nje ndjese publike, kur qytetari per 38 mije leke te vjetra energji elektrike te papaguara u burgos dhe vari veten ne burg!!!!!!! Vetem burgu dhe sekuestrimi i te gjitha pasurive te tyre dhe pagesa nga ana e tyre e te gjitha gjobave, eshte i vetmi shpagim per gjemat qe i kane bere popullit shqiptar!

RAMAZANI19/05/2019 18:51

KUR FEMIJET E KANE BERE KAKAN NE BEBELINA, ASHTU SI AI NE OPINION RINE. PO NE NUK DUHET TE MEREMI ME TE, SE NUK LEJOHET. NJE QE NUK KA LEKE TE PAGUAJE ENERGJINE ELEKTRIKE, TE FUTET NE BURG, SE JEMI DUKE BERE SHTET. TAKSAT TONA, TE PERDOREN SI DO AI.

Agaci19/05/2019 17:49

Eshte 140 milione dhe me dy gjyqet e tjera nuk dihet sa do shkoje. Duhet te jape doreheqje te menjehershme. Per kete nuk ka faj as Partia Socialiste. Partia Socialiste duhet ti kerkoje te dorehiqet sepse ka qene lufte e tij personale e paprecedente per interesa te nje grupimi mafioz te medias ne vend ne dem te financave te shtetit, imazhit te vendit dhe standardeteve demokratike. Ne me te keqen ka qene i detyruar sepse i kapur nga mafia , ne me te miren eshte nje i paafte enorm qe duhet hequr me shkelma e peshtyma nga ajo zyre. Nje deshtak qe falimentoi shqiperine ne cdo aspekt.

Shto koment

Denonco