Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fotot me kominoshe, Berisha ia përplas Ramës në fytyrë mashtrimin: Kompania e naftës ka ardhur që në 2010-n!

Fotot me kominoshe, Berisha ia përplas Ramës në fytyrë mashtrimin: Kompania e naftës ka ardhur që në 2010-n!

13:53, 19/05/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka demaskuar me një seri fotografish, mashtrimin e fundit më të madh thënë publikisht nga kryeministri Edi Rama se "sapo" kishte firmosur një kontratë me një investitor të madh strategjik.

Por, Berisha i ka bërë një përgënjeshtrim flakë për flakë në Facebook duke i publikuar fotot ku shfaqet vetë i veshur me kominoshet e naftëtarit. "Në serialin e 33 genjeshtrave që tha në emisionin “Opinion”, Edvin Kristaq Mashtrimi, kjo është vetëm njëra prej tyre! - shkruan ish-Kryeministri. - Andi Bejtja e pyeti: "Më thuaj një investitor të vetëm të huaj që ka ardhur në Shqipëri këto 6 vitet e fundit!" - Rama, pasi përdridhet, gënjen duke thënë: Ka ardhur Kompania Shell! Këto ditë firmosëm një kontratë me të!"

Dhe Berisha pa vonuar ka publikuar njërën pas tjetrës si fakte të pakundërshtueshme, fotot e mëposhtme me këtë shënim:  "Kompania gjigante e naftës Shell ka ardhur në Shqipëri që në vitin 2010. Fotot janë të datës 27 tetor të vitit 2012 dhe tregojnë një vizitë time në pusin e kompanisë në zonën e Shpiragut, në të cilin u gjetën rezerva të mira nafte të lehtë!" 

Kjo është e disata herë kur Berisha hedh poshtë deklaratat e Ramës duke publikuar fotografitë si dëshmi.

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco