Me Bashën në krah, Mediu tregon çfarë diskutuan në darkën e lordit Davin Richard

Me Bashën në krah, Mediu tregon çfarë diskutuan në darkën e lordit Davin Richard

13:13, 19/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbardhur të tjera detaje dhe ka publikuar të tjera fotografi nga takimet e punës që kanë zhvilluar në Londër bashkë me kryetarin e PD, Lulzim Bashën dhe kolegët Aldo Bumçin dhe Xhemal Gjunkshi.

Mediu tha se në darken e organizuar nga Lord David Richard me anëtarë të Dhomës së Lordëvei u theksua se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira mund të luftojë krimin e organizuar. Pa votë të lirë, nuk ka stabilitet dhe zhvillim. 

"Bashke me z Basha ndame me miqtë e shquar britanikë qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Opozites se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minuar perspektivën europiane të vendeve dhe popujve të rajonit. - thekson Mediu duke treguar më pas se çfarë vuri në dukje Basha: "Forcimi i institucioneve demokratike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtesia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për integrimin e vendeve tona në BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë para qytetarëve. Për këtë qëllim hapi më emergjent është shkëputja e lidhjeve të provuara mes krimit të organizuar dhe politikës."

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco