Vjedh magazina, por është nip biznesmeni! Ja kë emëroi Rama në krye të Hetimit Tatimor

Vjedh magazina, por është nip biznesmeni! Ja kë emëroi Rama në krye të Hetimit Tatimor

11:09, 19/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër person me rekorde kriminale duket se është zgjedhur për t’u emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Tiranë: Romeo Shehu. Dy janë meritat e këtij personi: e para se është akuzuar për vjedhje në një magazinë cigaresh kur ishte ende i ri dhe e dyta, se është nipi i Gaz Demit, një emri mjaft të njohur tashmë në qarqet politike dhe futbollistike për shqiptarët si biznesmen.

Denoncimi i ardhur nga një punonjës tatimesh në celularin e ish-Kryeministrit Sali Berisha është bërë publik në rrjetet sociale me këtë shënim. “Famozit Gaz Rama i besohet Hetimi Tatimor! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan me ironi Berisha.

Doktor...

Romeo Shehu, drejtori i ri i Hetimit Tatimor në Tiranë, nipi i Gazment Demit, i cili para disa vitesh u akuzua për vjedhje. Më parë ka qënë specialist në zyrën e Hetimit Tatimor të Tiranës. Kur është akuzuar për vjedhje nuk ka qënë funksionar shteti. Akuza ka qënë për vjedhje në bashkëpunim të një magazine cigaresh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz19/05/2019 15:27

Nipi pronarit fallco te klubit te morrave te kuq i nderuar Doktor Berisha. Pronari i vertete edhte Olsi Kristaq Xibraka.

Shto koment

Denonco