Delegacioni i BE në Tiranë: Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë! Parada dje në Tiranë

Delegacioni i BE në Tiranë: Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë!

10:18, 19/05/2019
A+ Aa A-

Delegacioni i BE në Tiranë ka publikuar një mesazh sot për të theksuar të drejtat dhe liritë e njeriut, duke u nisur nga aktiviteti që u mbajt dje në kryeqytet.

"Dje në Parkun Rinia në Tiranë, BE-ja në Shqipëri së bashku me aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë të LGBTI dhe anëtarë të komunitetit marshuan në paradën e Tirana Pride për të mbështetur komunitetin LGBTI në Shqipëri.

Ne besojmë në të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë dhe jemi të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë personave LGBTI. BE-ja nxit një dialog të gjallë dhe bashkëpunon ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që mbështesin komunitetin LGBTI në të gjitha fushat e jetës. Gjithkush meriton të zgjedhë se kë dëshiron të dojë. Dashuria dhe diversiteti janë ngjyrat e jetë."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Mehmet Ismaili19/05/2019 11:13

    Po Tirana Pride te gjith te huaj aty te gjith Jane punonjes ambasadash ???Ne ne shqiperi duam familjen kjo eshte gjthshka po per neve Shqiptaret ??UNE nuk e kuptoj pse duhet te marshojne keta njerez ne rruge cfar duan te tregojne me keto tubime.Njerezimi ka lindur dhe eshte zhvilluar nga cifti burre dhe grua .Cfar eshte ky sensibilizim kaq I madh per anen tjeter dhe pse mbrohet kaq shume cfar te mirash Ka per zhvillimin njerezit ??

    Sara19/05/2019 10:33

    Patjeter qe e kane kete te drejte, por pa shkelur te drejtat e te tjereve. Orientimi seksual i tyre nuk mund te jete i kontrolluar (perderisa perfunduan te tille) ndaj shkaton probleme ne shoqeri. Kuptojeni drejt, liria e tepruar e tyre sjell dhune ndaj tyre sepse gjithmone do ta teprojne. Dhe ju te BEse mos tju genjeje mendja se mund te dilni mbi ligjet e Zotit. Burre e grua beri zoti dhe tha shtohuni. Kini parasysh qe edhe bastet trajtohen si semundje nga OBSH. Si ka mundesi qe OBSH nuk e trajton si semundje qe duhet kuruar? Kjo te ben te mendosh se edhe organizata te tilla apo shtete (perfshire edhe Shqiperine se kete e dime) po drejtohen nga keta soj “njerezish” dhe kjo do ta shkaterroje familjen e me vone edhe jeten ne toke.

    Shto koment

    Denonco