Arbëreshët presin bustin e Skënderbeut dhe abetaren e tyre të parë, 'Abetari'

Arbëreshët presin bustin e Skënderbeut dhe abetaren e tyre të parë, 'Abetari'

08:09, 19/05/2019
A+ Aa A-

Në komunën Chieuti të Italisë sot është inaguruar busti i heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. E komuniteti arbëresh e priti “Skenderbeun” me veshje kombëtare e flamuj shqiptarë e italianë, shkruan albinfo.ch. E po ashtu, në këtë ditë u përurua edhe botimi i Abetares në gjuhën arbëreshe nga studiuesi Mario Massaro në bashkëpunim me Ariana Balluku.

Gjatë kësaj ceremonie, nuk munguan as këngët e vallet me motive arbëreshe. Nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, po ashtu kanë njoftuar se në këtë ceremoni mori pjesë edhe drejtorja e AKD-së, Etleva Kondi.

Ajo përgëzoi punën e komunitetit arbëresh për të ruajtur vlerat kombëtare tek brezat e rinj, përcjell albinfo.ch. Komuniteti arbëresh në këtë komunë është formuar qysh nga shekulli XV, sipas AKD-së.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco