FOTO/ 'Burgu për burrat është', shpërthen rrjeti pas thirrjes në Prokurori të Dakos

FOTO/ 'Burgu për burrat është', shpërthen rrjeti pas thirrjes në Prokurori të Dakos

21:05, 18/05/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendin e ka kapluar kriza politike dhe institucionale dhe kur opozita akuzon mazhorancën se, ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe në bashkëpunim me krimin, kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është thirrur nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Mësohet se Dako është pyetur  të enjten nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për dyshime për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017.

Dako akuzohet se ka blerë votat në Durrës në bashkëpunim me bandën Avdylaj. Madje PD i është referuar përgjimeve të dosjes 339 të Durrësit, ku ai bisedonte me të ashtuquajturin Nçja.

Po sot, Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i njohur si Niçja, i arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut të akuzuar për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

Lidhur me këtë kanë filluar të shpërndahen meme në rrjetet sociale, ku ironizohen si Dako ashtu edhe kryeministri Edi Rama. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco