Edhe kancelari austriak jep dorëheqjen, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Edhe kancelari austriak jep dorëheqjen, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

20:20, 18/05/2019
A+ Aa A-

Pas skandalit me publikimin e videos, ku zëvendës-kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare, ka ardhur edhe dorëheqja e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Ky i fundit, është shprehur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

"Unë nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As për të përmbushur një ego. Erdha për te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund të qëndroj në pushtet në këtë situatë prandaj, sot jap dorëheqjen dhe thërrasë zgjedhje të parakohshme", është shprehur Kurz.

Videoja u publikua mbrëmjen e së premtes nga dy mediat kryesore fqinje të Gjermanisë, Der Spiegel dhe gazeta Sueddeutsche Zeitung, duke treguar një takim në Ibiza midis Strache, një zyrtari tjetër i partisë dhe një gruaje që pretendonte të ishte mbesa e një oligarku rus.

Videoja, e regjistruar në korrik 2017, disa muaj para zgjedhjeve që solli qeverinë aktuale në pushtet në Austri.

Në të, ai dukej se ofroi të drejtonte kontrata ndërtimi të fryra në një kompani në këmbim të mbështetjes për partinë e tij, edhe pse ai gjithashtu tha se donte që gjithçka të bëhej ligjërisht.

Strache ka drejtuar partinë që nga viti 2005, duke i sjellë suksesin elektoral që nuk është parë që kur partia drejtohej nga karakteri Joerg Haider. Ajo siguroi 26% të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Aleatët qeverisin Austrinë prej dhjetorit 2017, por skandali i koalicionit vë në pozita të vështira qëndrueshmërinë e kabinetit.

Videoskandali po hetohet edhe nga prokuroria vendëse dhe shtron edhe një herë debatin e ndikimit rus në zgjedhjet anembanë botës.

Ai vjen vetëm një javë nga zgjedhjet për parlamentin europian dhe pritet të ketë ndikim të pashmangshëm në rezultatet e partive qeverisëse. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komisari memo18/05/2019 21:00

Po po c behet,po ti nuk je i rilindjes dhe nuk ri ne Surel . Ti ri ne nje vend te rendomt si Viena, se mo je ti nga Librazhdi ti ,o vllou im KUNZ

Tosi18/05/2019 20:34

Dakes do ti shkonte me lire dhe pazarar me oligraket ruse apo amerikane, se PPP ka per te terre ;)

Shto koment

Denonco