Vangjush Dako, 5 orë para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ‘dosjen 339’

Vangjush Dako, 5 orë para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ‘dosjen 339’

19:54, 18/05/2019
A+ Aa A-

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit,  është thirrur sërish sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku është pyetur në lidhje me atë që quhet “Dosja 339”, me përgjimet për shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, raporton Fax News.

Bëhet e ditur se Dako ishte thirrur në prokurori edhe ditën e enjte dhe është pyetur nga hetuesit për 5 orë me rradhë.

Publikimi i përgjimeve të kreut të Bashkisë së Durrësit me disa prej eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar në Qarkun e Durrësit, shkaktoi një tërmet të vërtetë politik në Shqipëri duke i dhënë një goditje të fortë “besueshmërisë” së zgjedhjeve të vitit 2017.

Mësohet se kryebashkiaku i Durrësit është pyetur nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi në cilësinë e personit që ka dijeni, ndërsa hetimet janë mjaft sekrete, e për këtë nuk bëhen të ditura detaje nga dëshmia e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kristo18/05/2019 20:50

Per fat te keq, politika ne Shqiperi dhe ne Kosove nuk vjen si nje ndihme per shoqerine, por si mallkim. Po te jesh kriminel, ecen para. Qofte kryebashkiake, qofte punonjes te rendomte ne Bashki, jane persona qe kane lidhje me krimin e organizuar. Njerezit e ndershem, ose vdesin ne vend, ose ikin sa me larg nga ky vend i mallkuar. Jane cmendur njerezit, po flasin me vete. Kane arritur njerezit te flasin me superlativa per Enverin dhe per pushtuesit italiane. Se thone te pakten atehere nje vakt dhe nje pune na i jepnin si do qe te ishte puna. Tani duhet te behesh rilindas, LGBT, kucke, qe te hash nje cope buke dhe te mbijetosh. Ndersa ne Kosove, papunesia dhe mungesa e perspektives i ka bere njerezit te lypin pasaporta serbe qe te ikin ne Evrope... Ka erdhur koha qe ata qe mallkonim dikur, sot i shohim si shpetimtare. Edhe une kam mallkuar Sali Berishen, por kam gabuar. I duhet Shqiperise ky njeri!

Shto koment

Denonco