Policë të plagosur në protesta? Bardhi: Mashtrim! Njësoj siç thoshin 'nuk ka parcela me kanabis'

Policë të plagosur në protesta? Bardhi: Mashtrim! Njësoj siç thoshin 'nuk ka parcela me kanabis'

18:06, 18/05/2019
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, sekretarui i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi hodhi akuza të forta në drejtim të policisë ndërsa tha se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në protestat e fundit të opozitës së bashkuar.

“Ajo që kam ndjerë është se bashkimi popullor kundër tiranisë së krimit është më i vendosur se kurrë. Ka patur zemëratë në rritje kundër qeverisë, për fat të mirë është menaxhuar shumë mirë nga organizuesit e protestës. Në spital kam qenë unë dhe kam shkuar për të vizituar sekretarin organizativ të PD, ku i kam kërkuar autoriteteve të spitalit, të takoj edhe punonjësit e policisë së plagosur në protest. Në spital nuk ka patur asnjë punonjës policie të lënduar që po merrte mjekim. Mund ta them këtë se është e njëjta që thoshte nuk ka parcela me kanabis.

E mbani mend që pamjet e Ina Nukës, u bënë virale  kudo, nuk jam i sigurtë nëse i janë prerë gishtat. Fakti që e thotë policia por që nuk provohet, është një mashtrim i bërë nga një polici që ka dalë nga shinat e ligjit. Ka qenë avokati i popullit dhe ka kërkuar t’i takojë ka një raport zyrtar për këtë që thotë se nuk ka patur asnjë polic të lënduar në spital. Ka patur protestues të dhunuar, qytetarë që kanë duruar gazin e policisë, dhe përfaqësues të lartë të opozitës. Mbahen si të burgosur protestuesit por ata që urdhëruar dhunën ndaj Sahit Dollapit, nuk janë në burg", deklaroi Bardhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco