A pranoni të kandidoni për ne? Ja si Bindja Demokratike iu lutet qytetarëve

A pranoni të kandidoni për ne? Ja si Bindja Demokratike iu lutet qytetarëve

16:48, 18/05/2019
A+ Aa A-

Bindja Demokratike është nga ato forcat politike që mezi po i presin zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Madje janë të gatshëm të futen në to edhe me mazhorancën e vetme dhe pa opozitën.

Sipas tyre, BD është e përgatitur për këto zgjedhje, madje kanë publikuar edhe kandidatët në çdo bashki. Por ajo që publikon ish deputeti demokrat Luçiano Boçi hedh poshtë gjithçka.

Boçi publikon disa sms, ku Bindja Demokratike shfaqet duke iu lutur personazheve të ndryshme për të pranuar kandidimin nën siglën e saj.

Çfarë shkruan ish-deputeti Luçiano Boçi:

Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale.
Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin.
Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje.
Kush e ha e ha. Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco