Palushi në Syri.net: Edhe largimi i politikanëve prodhon zgjidhje...

Palushi në Syri.net: Edhe largimi i politikanëve prodhon zgjidhje...

16:19, 18/05/2019
A+ Aa A-

Dy vjet pas marrëveshjes PS-PD, kryeredaktori i Mapo-s, Enton Palushi deklaroi në Syri.net se, fakti që ajo u bë fshehtas dhe jo transparente për publikun, rëndon ende te opozita.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një zgjidhje afatgjatë.

Zgjidhja e krizës?

“Një marrëveshje që do të ofronte një standard për shqiptarët. Është për të ardhur keq që të shpenzohen kaq energji dhe të ketë marrëveshje kulisash. Dhe kur përfundojnë duke marrë gjëra të vogla, shkon dëm. Do doja një zgjidhje në terma afatgjatë. Edhe largimi i politikanëve prodhon zgjidhje. Nuk janë problemi shqiptarët, por politikanët. Edhe ajo mund të sjellë një farë ndryshimi. Nëse i vihet kapak problemi zgjedhor nuk do të kemi kriza të tjera”, deklaroi Palushi.

A do të ketë përplasje fizike nëse zhvillohen zgjedhjet e 30 qershorit?

“Vështirë të bësh parashikime. Gjuha e tyre është inflamatore dhe ndez përplasje. Marrëveshja e 2017 për mënyrës dhe fshehtësisë si u bë vazhdon edhe sot të rëndojë kundër opozitës. Nuk pres që hapat që do të hidhen të mos jenë transparent. Ajo që ndodhi më 17 maj u duk sikur do të prodhonte diçka të mirë, por në fakt nuk prodhoi as zgjedhje të lira", u shpreh kryredaktori i Mapo, Enton Palushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco