Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Palushi në Syri.net: Shkrimi i 'Bild' pyetje për politikën gjermane: Si mund ti hapen negociatat Shqipërisë?!

Palushi në Syri.net: Shkrimi i 'Bild' pyetje për politikën gjermane: Si mund ti hapen negociatat Shqipërisë?!

16:15, 18/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij për Syri.net, kryeredaktori i gazetës Mapo, Enton Palushi, teksa komentoi artikullin e “Bild”, deklaroi se, është e gabuar të akuzosh median e shkruar më të madhe në Gjermani si joprofesioniste.

I pyetur nga gazetari Bledian Koka se, a është ngritur krimi shqiptar në nivelin e mafias?

“E kam të vështirë se në shumë raste janë njësoj. Është hera e parë që nuk etikohen shqiptarët, por qeveria. Etikimet nuk i bëri Manjani apo Çollaku, por vetë gazeta. Kur ata mësojnë se një ministër i brendshëm është larguar për lidhje me krimin, si mund të presësh nga një gazetë gjermane të thotë se ky është shtet normal?! Ai ka marrë disa fakte, ka prova të tjera. Shkrimi është bërë për audiencën gjermane, politikanëve gjermane se ka shumë ndikim dhe thotë si mund ti hapim negociatat me një shtet të tillë? Si mund të presë qeveria gjermane këta qeveritarë? Në Gjermani po zhvillohet një ndër gjyqet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, ku janë të përfshirë shqiptarët dhe ku flitet për transportin e 1.7 ton drogë”, u shpreh Enton Palushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco