Dëshmia e Galdinit: U përfshiva në proces, por aty ka skandale

Dëshmia e Galdinit: U përfshiva në proces, por aty ka skandale

15:38, 18/05/2019
A+ Aa A-

Nga Arian Galdini

Si Kryetar i LDE, e para parti opozitare e djathtë e regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, si Kandidat për Kryetar Bashkie të Tiranës me mbështetjen e 3321 qytetarëve, dëshmoj me përgjegjësi të plotë politike, morale dhe ligjore se të gjitha proçedurat, afatet dhe aktet e kryera nën vullnetin dhe diktimin e Rilindjes dhe Edi Ramës përsa i përket administrimit zgjedhor, janë skandalozisht dhe në mënyrë flagrante me shkelje të forta ligjore dhe praktikisht i kanë gjymtuar dhe terminuar këto zgjedhje ende pa ndodhur.

Ripërsëris sikundër e kam thënë papushim e sikurse të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë e kanë theksuar se zgjedhje në 30 qershor duhet të ketë dhe do të ketë.

Por zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta dhe ligjore këto nuk do të mund të konsiderohen kurrë.

Dëshmoj se LDE-së i është mohuar dhe pamundësuar e drejta për të regjistruar kandidatët e saj në së paku 7 Bashki e KZAZ. Nga 9 Bashki ku ne ishim gati dhe ligjërisht të përputhshëm me të drejtën e regjistrimit, neve si LDE na është mohuar, refuzuar dhe pamundësuar e drejta e regjistrimit nga 7 KZAZ, respektivisht në Tiranë, Durrës, Kamëz, Këlcyrë, Përmet, Krujë dhe Kurbin.

Sjellja e këtyre KZAZ-ve përkatëse ka qenë okulte, arbitrare, rrugaçërore dhe në shkelje të plotë ligjit dhe të drejtave. Në më pak se 1 javë Grupet e Punës së LDE ia kanë dalë të mbledhin në këto Bashki të cituara më sipër plus edhe në Bashkitë e Dibrës dhe Kukësit, plot 7000 firma mbështetëse për listat e kandidatëve të LDE, duke tejkaluar edhe numrin e firmave që nevojiteshin sipas Kodit Elektoral. Por KZAZ në 7 Bashki a e kanë mohuar dhe pamundësuar regjistrimin.

Për gjithë sa kam shkruar më sipër u kemi dërguar një raport të detajuar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë, të gjithëve, shoqëruar edhe me faktet e detajet konkrete. Edi Rama nuk do zgjedhje.

Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet. Edi Rama do garë me pasqyrën e vetë.

Turp dhe faqja e zezë.

#RamaIk

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo19/05/2019 13:47

Osh keq te kur te ha ne dimer ! Opozita ne rruge e ti ne" zgjedhje" fasad je boll na bere sikur je i "shqetesuar" e do te hysh po do marresh njehu ne b..

Niku18/05/2019 15:54

Z.Galdini , kur e di dhe deklaron qe zgjedhje te lira dhe te ndershme nuk do kete , atehere perse insiston te maresh pjese ne to apo do te behesh fasade e qeverise . Behuni bashke me Patozin dhe ata dy kryetaret e Ballit dhe merni dhe Ramen dhe beni nje Mukje te dyte dhe hyni ne histori se nje prerje jeni , he se per pak harova mos haroni te merni edhe Kujtim Gjuzin si qiriri permbi torte , ndersa sa per ate te bijen e Azemit si ta shikoni ju te arsyshme se sic i thone nje llafi ajo as te ashtu as te leshon .

Xxl18/05/2019 15:50

Pse mo Galdini, akoma nuk e kishe njohur EDramen dhe nuk e dije si i do zgjedhjet ai? Edhe ky veprimi yt me se paku, quhet papjekuri politike.

Shto koment

Denonco