VIDEO/ ‘I këndoi atdheut’, Bashkia e Tiranës i heq rrugës emrin ‘Mentor Xhemali’

VIDEO/ ‘I këndoi atdheut’, Bashkia e Tiranës i heq rrugës emrin ‘Mentor Xhemali’

14:16, 18/05/2019
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës, 6 muaj më parë ka hequr emrin e një rruge në Selitë, që mbante emrin e muzikantit të shquar ‘Mentor Xhemali’.

Djali i muzikantit, Maksim Xhemali është shprehur se u njoftua nga një shok për heqjen e emrit, dhe ndonëse ka bërë kërkesë në Bashki nuk ka marë asnjë përgjigje.

Muzikanti Mentor Xhemali është mjaft i njohur për këngën ‘Për ty atdhe’.

Intervista me gazetaren e Fax Neës, Eksiola Shehu:

‘Më lajmëroi një shok, erdhëm e pamë. I këndoi atdheut, por u harrua. Ka 6 muaj që është hequr emri i rrugës në Tiranë, në zonën e Selitës. Gjithë ai artist i madh, është këngëtar i njohur’, tha Maksimi.

Gazetarja Shehu: Deri më tani keni bërë dy kërkesa drejtuar bashkisë të Tiranës. Cila është përgjigjja?

 S’kanë ardhur nëpunësit. Në fund të muajit thanë hajde edhe njëherë. Është e tmerrshme, kaq zor i madh qenka t’i vendoset sërish. Është gjeniu i muzikës klasike.

Kam një kërkesë per Presidentin: Shikojeni këtë punë, se ai është i vetmi artist i popullit partizan.

Gazetarja Shehu: Keni dijeni nëse emri I është vendosur një rruge tjetër?

Jo asnjë rruge tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco