Rama e refuzon/ Maqedonia, test droge dhe vetting për politikanët

Rama e refuzon/ Maqedonia, test droge dhe vetting për politikanët

09:04, 18/05/2019
A+ Aa A-

Në Shqipëri Edi Rama e refuzoi nismën e opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike për të bërë vettingun në politikë, duke u justifikuar me drejtësinë e re.

Por nëse Edi Rama refuzon edhe të bëjë testin e drogës për politikanët, shteti ynë fqinj Maqedonia po shkon drejt të dy nismave, edhe testit të drogës për politikanët, por edhe vettingun në politikë.

Rasti me deputetin Pavle Bogoevski e hapi debatin për përdorimin e lëndëve narkotike nga funksionarët shtetëror.

BDI dhe VMRO DPMNE dolën me idenë për vetting të përgjithshëm, ndërsa grupi i pavarur i deputeteve të VMRO DPMNE-së kërkoi që të hënën të gjithë deputetet që duan, vullnetarisht t’i nënshtrohen testit të drogës.

Ata kërkuan nga kryetari i Kuvendit që tu mundësoj kushte dhe ekipe mjekësore që këto teste të bëhen.

Deputetët e pavarur të VMRO DPMNE-së: Deputetët e pavarur nga VMRO DPMNE sot do të nisin iniciativë deri tek Kuvendi që të gjithë deputetet vullnetarisht të bëjnë testin për përdorimin e lëndëve narkotike.

Kërkojmë që Kuvendi të hënën, të mundësojë kushte dhe ekipe mjekësore që kjo iniciative të zbatohet.

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi: Ju informojmë se, në Ligjin për deputetët, në Rregulloren për punën e Kuvendit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka bazë juridike sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin mundur të realizojnë Nismën e Grupit parlamentar të pavarur.

Sipas Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, neni 22, paragrafi 1, punëdhënësi doemos duhet të sigurojë kontrollime shëndetësore për të punësuarit më së paku çdo 24 muaj.

Deputetët dhe të punësuarit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe të gjithë personat e punësuar në shtet, shkojnë në kontrollime të rregullta sistematike, që janë vërtetim për gjendjen e tyre shëndetësore.

Kontrolli i fundit sistematik është realizuar në vitin 2017, ndërsa kontrolli i ardhshëm i rregullt sistematik do të realizohet gjatë këtij viti.

Edhe pse Kryetari i Kuvendit nuk mundet të gjejë hapësirë ligjore për të përmbushur kërkesën e deputeteve të pavarur, ajo ka hasur në përkrahje tek të gjitha partitë.

Vet Bogoevski shkoi në polici, ndërsa pranoi publikisht se ka porositur lëndë narkotike, por mohoi se është kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/05/2019 10:59

Rama eshte si nje shofer i droguar, pijanec dhe i papergjegjshem, qe gjithmone i kalon semaforet me drite te kuqe, prandaj i duhet hequr perjetesisht patenta dhe duhet burgosur perpara se te shkaktoje deme te tjera fatale per Shqiperine dhe popullin shqiptar! Rama IK sa me pare, sa nuk eshte shume vone!

Shto koment

Denonco