9 Qershor 2015, statusi i Ramës në Facebook që kushton 140 milionë euro

9 Qershor 2015, statusi i Ramës në Facebook që kushton 140 milionë euro

22:22, 17/05/2019
A+ Aa A-

“Dekriminalizimi gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente AgonCH një sukses!”.

Ky është postimi në Facebook i kryeministrit Edi Rama, që mban datën 9 qershor 2015. Por që sot, fatkeqësisht, do ti kushtojë arkave të shtetit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptarë rreth 140 milionë euro.

Pas këtij postimi të kryeministrit, biznesmeni Italian Fancesco Becchetti, ngriti një padi kundër qeverisë shqiptare në gjykatën e Strasburgut, në të cilën pretendon se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.

Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg me 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Padia i referohet një serie deklaratash publike të bëra nga kryeministri Edi Rama në media dhe rrjete sociale në qershor 2015 në lidhje me çështjen penale të ngritur në Tiranë kundër biznesmenit italian.

Nga deklaratat e Ramës mbi procedimin penal të ngritur nga Prokuroria e Tiranës, padia e Becchetit në GJNED veçon një postim të kryeministrit në Twitter me 9 qershor, si dhe tre intervista të mëvonshme televizive në Vizion Plus, A1 Report dhe TV Klan.

Kujtojmë se, Becchetti ka ngritur dy padi në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare si dhe një ankimim tjetër në Strasburg për mospërfshirjen e Agon Channel në tenderin për licencat e frekuencave dixhitale nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i njohur gjithashtu si Beauty Contest.

Ndryshe nga paditë në arbitrazh ku ai kërkon qindra miliona euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, çështjet në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut të ngritura mbi nenin 6 të Konventës sjellin zakonisht dëmshpërblime të vogla monetare.

Edhe dje, i ftuar në "Opinion", kryeministri Rama u mundua ta anashkalonte interesin e gazetarëve për këtë çështje, por statusi në Facebook, që mesa duket njerëzit pranë tij kanë harruar ta fshinë sot mund të quhet pa frikë "statusi që vlen 140 milionë euro". Ose ndoshta edhe më shumë pasi sipas informacioneve, çështja nuk është mbyllur plotësisht. /Syri.net

Image

Deklarata e kryeministrit në Vizion Plus:

Deklarata në Klan:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keno, bythlepiresi i Ripjelljes!20/05/2019 16:16

Çfare deshtaku nderkombetar! Te gjitha do I paguajne shqiptaret, marrezite e nje te çmenduri I kushtojne qindra miliona taksapaguesve te varfer.

Daj Jaku18/05/2019 13:07

Mendoj që nga kjo mesele Bechetti merr 70 milion euro dhe 70 milionët e tjera i merr E Drama. I paguan populli koqe dele shqiptar.

Tare 18/05/2019 06:42

A mortja qe nuk te hengri ty mor trap. Si te kane perdorur e si i ke shperblyer plehrat e ketij vendi vetem pse je nje frikacak qesharak. . Vetem se je dhjaks i hyre ketij budallalleku te paprecedente per nje kryeminister e nje shtet. Mero Baze, Aleksander Frangaj, Carlo Bolino , Koco Kokedhima, Vjollca Hoxha u bene bashke te nxirre e te tmerruar nga tv agon. Mero sepse nuk u be dot drejtor i ketij TV. Te tjeret sepse nuk duronin dot konkurencen. Bolino sepse qe bere gati te te rripte ty e neve me muzeumet private. Koco sepse i ka 5 milione euro borxh Becchettit. Ti hengre dhe skemen e mafiozit Agaci qe ishte ne krye te ketij aksioni. Te genjeu dhe Renzi . Kish mbetur qe ta kapje ti investitorin italian. As Londra qe e strehoi e as Italia nuk paskeshin qene te afta te indetifikonin nje mafioz. Ti me rilindasit e tu qe shkelqeni nga pastertia, ju e kapet mafiozin. Pika qe nuk ju bie juve dhe neve qe ju kemi marre seriozisht. Si Deshtaket me qesharake e me me kosto per kete vend do shenoheni ne histori.

Shto koment

Denonco