Gazetari i ‘Bild’: ‘Uroj që vendi të mos udhëhiqet nga gangsterë’, Ramës i 'ikën gjuha'

Gazetari i ‘Bild’: ‘Uroj që vendi të mos udhëhiqet nga gangsterë’, Ramës i 'ikën gjuha'

23:22, 16/05/2019
A+ Aa A-

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu, i ka lexuar live kryeministrit Rama, deklaratën e fundit të gazetarit gjerman të ‘Bild’, Petër Tiede,  i cili i drejtohet Ramës duke i thënë “që unë nuk paguhem nga opozita shqiptare, por nga punëdhënësi ime”

“Unë jam angazhuar për artikullin tim, kam bërë atë që bëjnë gazetarët, kam shkruar atë që kam parë, kam folur me njerëz dhe kam siguruar informacione dhe dokumente në bazë të cilave kam bërë dhe artikullin tim. Artikullin e lirë e pavarur që një gazetar normal në Gjermani, Europë perëndimore apo dhe në vendet e lira dhe demokratike paguhet. Uroj që dhe kolegët e mi shqiptarë të kenë të njëjtën mundësi, dhe uroj që populli shqiptar të mos udhëheqet me  nga gangsterat, kriminelët, hajdutët apo politikanët e korruptuar.”, reagon  gazetari gjerman.

Sigurisht që kryeministrit Rama nuk i ka pëlqyer aspak fakti që gazetari gjerman i uron “që vendi të mos udhëhiqet nga gangstera, kriminelë, hajdutë dhe poltikanë të korruptuar’.

Ramës ka heshtur për një moment të gjatë duke u përtypur dhe më pas është përgjigjur me sulmin e tip tipik: ‘Sigurisht që vetëm nga këto fjalë që ka thënë kuptoj se ça gazetari është’.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

x17/05/2019 09:04

Ja paske ngrejt vleren shum.Ky osht nji spurdhjak gangsterr me fukarenjt qe ju heq asistencen e bukes gojes.Kurse gangsterri ka kod moral ma te mir se ky spurdhjak.

B17/05/2019 00:33

ESHTE koha te ngrihen te gjithe emigrantet ne gjermani para kancelares Merkel kunder qeverise Edi Rama dhe kunder Merkelit si bashkepuntore e mbajtjes se ketij pushteti kriminal kunder popullit shqiptare.Kjo do te beje qe Merkel te dislancohet nga presioni dhe ligji I shtetit Gjerman per bashkepunim dhe ndihme nje rregjimi kriminal kunder popullit shqiptare.DUHET urgjentisht nje mobilizim nga ana e opozites se bashkuar dhe njerzve te mencur per te mobilizuar emigrantet ne Gjermani dhe jo vetem ,por ne te gjitha vendet ,si ne Itali, France ,SHBA dhe kudo ku ka shqiptare ,kundra qeverise dhe kundra atyre udheheqesve te atyre vendeve qe e mbeshtesin kete rregjim kriminal dhe te ndjehet presioni I medias dhe I ligjit te atyre vendeve per mbeshtetjen e ketyre gangsterave qe udheheqin keto vende.

t16/05/2019 23:29

Kur nje gazetar i huaj shkruan ne gazete,pastaj deklaron keshtu per km e nje vendi ose ai duhet te shkoje ne burg ose km

Shto koment

Denonco