Deputeti i emëruar: Djeg mandatin nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor

Deputeti i emëruar: Djeg mandatin nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor

23:16, 16/05/2019
A+ Aa A-

Edhe pse kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, qoftë edhe pa opozitën, të gjithë e kanë kuptuar se një veprim i tillë është i rrezikshëm dhe i padobishëm për vendin.

Deputeti i ri i parlamentit, Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se, nëse mazhoranca të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, ai do të djegë mandatin.

“Vendi mund të shkojë në zgjedhje por zgjedhje nuk do të bëhen. Kjo është taksative. Edhe unë që po them kështu atëherë e djeg mandatin. Nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor atëherë e djeg mandatin unë. E them publikisht”, u shpreh deputeti Maliqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo17/05/2019 09:05

Maliq ! Nuke ben dot se do te kthesh parat qe ke marre kur hyre ?.Nuk ti fal taulanti ato .Me mire te mos hyje fare se nuk ke kellqe ta besh ti kete o maliq boll na çave byrhen ekran me ekran qe me nenqeshjet e tua ironizon eshe koleget"deputet " qe ke rreth vetes psh rudinen.

Shto koment

Denonco