Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

'Nuk ia mbaj mend as emrin'/ Çollaku i përgjigjet Ramës: S'ke faj! Në memorjen tënde janë Shullazi, Roshi, Gjushi...

'Nuk ia mbaj mend as emrin'/ Çollaku i përgjigjet Ramës: S'ke faj! Në memorjen tënde janë Shullazi, Roshi, Gjushi...

22:42, 16/05/2019
A+ Aa A-

“Atij të parit i them që të vijë të mi faktojë dhe të përballemi në Gjykatë se nuk ia mbaj mend as emrin”.

Kështu do të shprehej kryeministri Edi Rama në “Opinion” pas reagimit të gazetarit Basir Çollaku, i cili u akuzua nga kreu i qeverisë si autor i artikullit për Shqipërinë në “Bild”.

Por gazetari investigativ, pas reagimit të parë ku paralajmëroi Ramën se, artikulli i gazetës gjermane nuk ka mbaruar dhe se së shpejti do të publikohen fakte të reja, ka reaguar edhe një herë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çollaku i kujton Ramës se pse nuk ia mban mend as emrin.

Reagimi i plotë i Basir Çollakut:

Faleminderit z. KM Rama qe nuk ma mbani mend emrin mua si gazetar prej 21 vitesh..
Sepse ne Memorjen tuaj jane te fresket e te paharruar emrat e Shullazit, Dajtit, Bushit, Roshit, Termetit, Gjushit, Tahirit, Ymerit, Lales, Donit, Balilit.
Ka shume.krim e droge ne shume personazhe rrotull. Me keta nuk rrihet as ne nje Memorje

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco