Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

FOTO/ Analisti-Ramës: Mua më dukesh si pacient/ Reagon ish-kryeministri

FOTO/ Analisti-Ramës: Mua më dukesh si pacient/ Reagon ish-kryeministri

22:31, 16/05/2019
A+ Aa A-

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në “Opinion” po tërheqin vëmendjen e publikut dhe jo vetëm.

I kapur mat nga artikulli i gazetës gjermane “Bild” dhe nga pyetjet e gazetarëve në panel, kryeministri është parë shumë në vështirësi.

Njeriu që njihet si “mjeshtër i komunikimit publik” po has shumë vështirësi në kthimin e përgjigjeve aq, sa analisti Andi Bejtja i tha “po më dukesh si pacient”.

Lidhur me këtë reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e quan “Perla e Opinionit” për sot.

Image

Debati i Ramës me gazetarët:

Edi Rama: E pata zili, se foli dhe nuk e ndërpreu asnjeri.Blendi Fevziu: Ka qenë autoritar ai.

Edi Rama: Po thosha si nuk po e ndërpret njeri. Tani, mos më ndërprit. I referohemi vitit 2006.

Andi Tela: Kemi Kushtetutë tjerr thuaj.

Edi Rama: O Zot.

Blendi Fevziu: Mbaroje të lutem.

Edi Rama: Nuk kam tjetër… O ju më lini të flas, ose unë vetëm do aprovoj. Unë ju respektoj, jeni njerëz që meritoni respekt për shumë arsye, por unë në fund të ditës jam Kryeministër i Shqipërisë. Tani o më respektoni, ose s’kam asnjë problem unë. Nëse juve…ja nxirr 7-ën, dakord. E njëjta gjë, në rregull.

Një tjetër përplasje e pati dhe me gazetarin Andi Bejtja. Në diskutim e sipër, Bejtja i tha kryeministrit se i dukej si pacient.

Andi Bejtja: Mua më dukesh si pacient me këtë të folur

Edi Rama: Uroj të jesh ti doktori

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco