Rama nuk mohon përfshirjen në përgjimin e dosjes 184, akuzon të tjerë për nxjerrje të sekretit hetimor

Rama nuk mohon përfshirjen në përgjimin e dosjes 184, akuzon të tjerë për nxjerrje të sekretit hetimor

21:29, 16/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Rama në Opinion nuk i ka mohuar përgjimet e dosjes 184  të publikuara e mirënjohura nga ‘Bild’ ku përfshihet në vjedhjen e votave në Dibër, por akuzon prokurorët që i kanë nxjerrë sekretin hetimor.

“Nuk ka përgjime të certifikuara nga askush, ka përgjime të dala që në dijeninë time ka një hetim për sekretin hetimor. Këto përgjime të dala janë në shkelje të sekretit hetimor. Unë nuk jam përgjegjës për hetimet, pyesin prokurorët. Asnjë gazetar e asnjë media nuk kanë detyrë të mbajnë sekrete, por nga prokuroria ka përgjegjës, ata që i kanë nxjerrë. Në bazë përgjimesh nuk mund të nxirren konkluzione”, tha Rama për dosjen 184.

“Nuk është bërë asnjë hetim nga prokurori i çështjes, këtë e di nga deklarata zyrtare. Pyetja është a mundet dot një vend të pushtohet nga këto sallatë fjalësh. Nuk mundet kurrë që një opozitë ti thotë qeverisë ti duhet të ikësh nga këto përgjime. Unë nuk kam të drejtë të thërrasë asnjë prokuror, prokuroria duhet të hetojë këdo që hyn në zonën e saj të veprimtarisë kaq. Asnjëherë nuk kam dalë dhe të kem folur në mënyrë të tillë që të kem influencuar”, tha Rama.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco