Dhuna ndaj zyrtarit të PD/ Dollapi: Kërkova të më çonin në spital, ja preteksti i policisë

Dhuna ndaj zyrtarit të PD/ Dollapi: Kërkova të më çonin në spital, ja preteksti i policisë

21:18, 16/05/2019
A+ Aa A-

Në një lidhje direkte për emisionin “Të paekspozuarit”, sekretari organizativ i PD-së Sahit Dollapi, ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e 11 majit.

Sipas tij, nuk ka patur asnjë akt dhune mbi policinë.

“Në momentin e parë që jam ndaluar i kam kërkuar policisë të më çojë policisë të më dërgojë në spital për të marrë ndihmën e parë. Rreth dy orë e gjysmë kam mbetur në drejtorinë e Tiranës me pretekstin se nuk kalo dot ambulanca”, u shpreh Dollapi.

Sekretari Organizativ i PD-së sqaroi se që në momentin e parë të ndalimit ka kërkuar transportin e tij në spital por kjo kërkesë është refuzuar.

“Unë sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal ku ka shkelur ligjin. Spitali Ushtarak të duket si kur ishe në Kabul aq shumë polici kishte. Tre mjete kam patur, një kundragaz, një kapele dhe një celular. Celularin e ka marrë policia”, u shpreh zyrtari i selisë blu.

Sa i përket një sekuence të publikuar, ku shfaqet Sait Dollapi para kryeministrisë dhe që është argumentuar si akt dhune ndaj policisë, ky i fundit është shprehur:

“Unë jam sekretar organizativ i PD-së, jo oficer që bën plane lufte. Te kryeministria kam patur një shishe uji në dorë, që mund ta verifikojë çdo oficer policie. Nëse del një polic, nga të gjitha protestat e opozitës, e thotë që Dollapi ka ushtruar dhunë, unë dorëzohem që nesër".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco