Johannes Hahn i shqetësuar për Shqipërinë/ Vasili: Faleminderit por nuk të dëgjon më njeri

Johannes Hahn i shqetësuar për Shqipërinë/ Vasili: Faleminderit por nuk të dëgjon më njeri

20:55, 16/05/2019
A+ Aa A-

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për DW, se Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave por imazhi që po lënë protestat e dhunshme mund të ndikojë negativisht në këtë proces.

Sipas tij, imazhi që lë një vend ka ndikim shumë të madh te vendimmarrësit në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një postimi në facebook “falënderon” zyrtarin e lartë evropian.

Sipas tij, fatkeqësisht sot Johannes Hahn nuk e dëgjon më njeri.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Falenderim i perzemert per Komisionerin Hanh, qe nuk e degjon njeri!

Sot Komisioneri Hanh tha se imazhi i Shqiperise pengon hapjen e negociatave.

Duke e falenderuar komisionerin Hanh lind pyetja: 
Po vjet qe rekomandimi i bere nga Hanh dhe Mogerini ishte shume pozitiv dhe opozita shqiptare nuk i kishte djegur mandatet, bile ndaloi edhe protestat per hir te hapjes se negociatave,perse ato nuk u hapen??

Une e falenderoj Hanh per rekomandimin e shkruar aq mire sa as vete qeveria e Rames s'do mund ta bente dot,por halli eshte gjetke.
Vendet anetare pavaresisht raporteve te ca ambasadave,degjojne shume dhe me vemendje te madhe edhe mediat ane e mbane botes,qe shkruajne te verteta tronditese per Shqiperine.
Vendet anetare lexojne edhe Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit,qe thote se " Shqiperia eshte bere baze operacionale e krimit te organizuar per SHBA,Ameriken Latine,Lindjen e Mesme dhe Europen.
Vendet anetare lexojne edhe raportin e Transparence International ku Shqiperia zbret tete shkalle poshte per korrupsionin galopant dhe endemik,lexojne e raportin e Reportereve pa Kufi per renien poshte e me poshte me 8 vende te lirise se medias dhe kapjes se saj nga qeveria
Une e falenderoj serish Komisionerin Hanh per vleresimet e tij per reformen ne drejtesi,por e gjithe bota e di qe Shqiperia eshte pa Gjykate Kushtetuese,qe Prokurorja e Pergjithshme u zgjodh me 69 vota ne dhunim te Kushtetutes se miratuar me 140 vota,qe KLGJ dhe KLP u mbushen ne menyre antiligjore me njerez te qeverise,bashkepuntore sigurimi,falsifikues dokumentash,fshehes taksash aq sa edhe ONM i kontestoi publikisht.
Une pres te shoh se si u perdoren dhe po perdoren dhjetra milione euro te dhena nga BE per reformen ne drejtesi dhe pse gjithe keto miliona nuk prodhuan rezultate, por kaos dhe mosbesim te madh te shqiptareve te drejtesia e re.
Une serish e falenderoj komisionerin Hanh per pikturen me ngjyra shume te qeshura te Shqiperise se veshur me ngjyra teper te zymta.

E falenderoj edhe per rekomandimin e trete radhazi per hapjen e negociatave,rekomandim qe edhe qeverine e la me goje hapur per pozitivitetin pakufi.

E falenderoj serish per gjithshka komisionerin Hanh,por kete here jam i kapluar nga deshperimi, qe ate nuk e degjon më njeri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mehmet Ismaili16/05/2019 22:25

Who cares anymore for negotiation open or no you burocratic official of Europian Union you have many years play with Albania and Albanian Nation .We as a Nation I think we don't have anymore rrespekt for you as before because if you're foult .We trust you a lot many years but always layer about things we do that and you as a country do that all of this it was fake just to keep our people under control and you rip off us a lot this from our Papete Gaverment you choose .In the end because I have a lots to say Me personally but I think and a lots of Albanian people we don't trust you anymore like before.

Mehmet Ismaili16/05/2019 22:24

Shto koment

Denonco