PD dhe LSI mund të çojnë komisionerë në KZAZ, reagon kreu i ‘BD’ Astrit Patozi

PD dhe LSI mund të çojnë komisionerë në KZAZ, reagon kreu i ‘BD’ Astrit Patozi

20:53, 16/05/2019
A+ Aa A-

Nga Astrit Patozi

Lajmi se Partia Demokratike dhe LSI-ja do të kërkojnë të përfaqësohen me komisionerë, por me jo me popull, në zgjedhjet e 30 Qershorit është provokimi më i fundit ndaj procesit zgjedhor. Zgjedhjet janë procesi i atyre, që marrin pjesë dhe administrohen sipas ligjit nga partitë e përfaqësuara në parlament. Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk janë më të përfaqësuara, as në parlament dhe, as nuk marrin pjesë në zgjedhje me vullnetin e tyre.

Përpjekja për të penguar procesin zgjedhor me komisionerë drejtohet pikë së pari kundër BINDJES DEMOKRATIKE, e cila duhet të ketë patjetër komisionerët e vet në atë proces.

Së dyti, ajo drejtohet kundër procesit zgjedhor në tërësi, tek i cili me sa duket ata duan të fusin brenda Kalin e Trojës.

Shumica në pushtet dhe ish-opozita parlamentare mund të bëjnë pazare për pronat e shqiptarëve, për ndarje pushteti apo për çfarëdo gjëje tjetër, siç kanë bërë shpesh në të shkuarën, dhe shembulli më i qartë ishte marrëveshja e dy viteve të shkuara.

Ndoshta, jo rastësisht, nesër është përvjetori i 17 majit, ditë që, mesa duket, e ngroh shumë marrëdhënien Rama-Basha. Por ata duhet ta dinë se nuk mund të bëjnë kurrë pazar për të administruar edhe votën e shqiptarëve për hallin e përbashkët të ruajtjes së këtij sistemi të kalbur politik.

BINDJA DEMOKRATIKE dënon me ashpërsi këtë provokim mbi procesin zgjedhor dhe i kërkon KQZ-së që të veprojë shpejt dhe me drejtësi për t’ua lënë zgjedhjet atyre që zgjedhin dhe zgjidhen dhe jo atyre që nuk duan të bëhen zgjedhje fare në Shqipëri.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo17/05/2019 09:14

Po ku qe me pare ti o tavllaxhi ?Po ç'pune ke ti me komisionin zgjedhor?Po te prishet plani qe te mbushen kutit me flete votimi me shumice ,qe te rritet ne menyre fiktive numri i votueseve dhe ne te do te jesh edhe qe te mburresh qe une kam marre kaq vota. ESHTE E TRETA HERE QE PO SHKRUAJ JANE BERE GATI PER TE VJEDHUR E BLERE VOTUES PER TE RRITUR NUMRIN E VOTUESEVE >E NJEJTA SKEME E PERDORUR NE 2017 KUR PD ISHE NE CADER>

t16/05/2019 21:18

Sa here do flasesh o patok vetem flliqesine tende shton

Shto koment

Denonco