Edhe lamtumirën e fundit për një dëshmor, e jep në kundërshtim me ligjin: Ja çfarë thotë Ceremoniali i RSH për veshjen

Edhe lamtumirën e fundit për një dëshmor, e jep në kundërshtim me ligjin: Ja çfarë thotë Ceremoniali i RSH për veshjen

20:33, 16/05/2019
A+ Aa A-

Edhe lamtumirën e fundit dëshmorëve të atdheut, Edi Rama u’a jep në shkelje flagrante të ligjit.

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Ndërsa gjithë të pranishmit po nderonin në mënyrën e duhur majorin dëshmor, i vetmi që erdhi i veshur si karagjoz në këtë ceremoni ishte Kryeministri Rama.

VENDIM Nr.229, date 23.4.2004 PER MIRATIMIN E CEREMONIALIT ZYRTAR TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, Kapitulli 7, neni 9, pika 9.6 përcakton qartë se “Pjesëmarrja në këtë ceremoni kërkon detyrimisht veshje të errët (kostum dhe kravatë të errët, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza, pallto ose pardesy të errët)”.
 
Në kundërshtim të plotë me këtë dispozitë, Edi Rama erdhi i veshur me poture (çitjane), duke treguar pandjeshmëri dhe papërgjegjshmëri të thellë edhe në këtë ceremoni funebre.
 
Ja çfarë thotë konkretisht Kapitulli 7, neni 9, pika 9.6 e  CEREMONIALIT ZYRTAR TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE:
 
 9.6 Pjesëmarrja në këtë ceremoni kërkon detyrimisht veshje të errët (kostum dhe kravatë të errët, këmishë të bardhë dhe këpucë të zeza, pallto ose pardesy të errët). Për ushtarakët parashikohet uniforma ceremoniale.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco