Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Nga djali i dajakut për Fredin e TV Shkumbinit'/ I riu i përgjigjet Pezës: Shame on you

'Nga djali i dajakut për Fredin e TV Shkumbinit'/ I riu i përgjigjet Pezës: Shame on you

20:08, 16/05/2019
A+ Aa A-

Pas mbrëmjes së 11 majit, kur një grup të rinjsh, në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të tij, shkroi një parullë në afërsi të banesës ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borschardt.

Akti i të rinjve u cilësua si kërcënim nga mazhoranca dhe media pranë saj, ndërsa një ndër më aktivët në akuza ishte edhe ish-deputeti socialist, Alfre d Peza.

Por këtij të fundit i ka kthyer përgjigje një prej të rinjve, dëshmitarë në ngjarjen e 11 majit, Frenki Prengaj.

Përmes një reagimi në Facebook, ku e quan Pezën me ironi “Fredi i TV Shkumbini”, i riu shprehet se, ka qenë i pranishëm në ngjarje, por se nuk është ai shkruesi i parullës “Borschardt, shame on you”.

Reagimi i plotë i Frenki Prengajt:

Paska nisur një sulm ndaj meje nga portale të dorës së dytë apo të tretë. Nuk është hera e parë që portali i Alfred Pezes tenton të më sulmojë. Këtë rradhë, përvec se ka "zbuluar" partinë që mbështes, më paska akuzuar se kam përçarë protestën e studentëve dhe kam shkruar parrullën "SHAME ON YOU".

Fredi, përsa i përket protestës së studentëve, as kam marrë rol të rëndesishëm e as nuk e kam përçarë, madje kam bërë thirrje për binjakëzim të interesave të studentëve, si binjakëzimi yt i Shkumbinit me Lacion. 

Fredi, përsa i përket thirrjeve SHAME ON YOU, më zhgënjeve, se nuk pres nga një gazetar të sulmojë dikë për mendimin e tij. Jo,nuk e kam shkruar unë atë parrullë. Po, jam në video, nuk e kam mohuar as fshehur. 
Tashmë shkrimi në portalin tënd, ose më saktë sulmi i orkestruar ndaj meje, gjendet dhe në portale të tjera. Ti e nise, të tjerët po e bitisin. Por mos harro dicka Fredi, ajo që nuk të vret të bën më të fortë, dhe shkrimi në portalin tënd nuk më vret dot.

Nga djali i dajakut për Fredin e TV Shkumbinit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi16/05/2019 20:30

Ky Fred shkumbini, ky legen i shpuar, ironik e neverites, ka surrate dhe flet. Kte e beri te pasur pjeshka e vet. Dhe del ne tv pa u skuqur fare

Shto koment

Denonco