PD dhe LSI mund të çojnë përfaqësues në KZAZ për dokumentimin e manipulimit zgjedhor

PD dhe LSI mund të çojnë përfaqësues në KZAZ për dokumentimin e manipulimit zgjedhor

18:09, 16/05/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar në një komunikatë për shtyp lidhur mbi interesimin e medias për Porosinë që ëshët drejtuar degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD-së në KZAZ.

Bardhi tha se kjo lëvizje bëhet me qëllim për të shmangur manipulimin që Rama kërkon tu bëjë zgjedhjeve, duke regjistruar kandidatë të paligjshëm për kryetarë bashkie

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshëmritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni16/05/2019 20:07

nuk po merrem me kete te katapultuarin nder kreret e PD per te respektuar kujtimin e demokratit kavajas te oreve te para Bim Bardhi. Me kete budallallek ju njihni zgjedhjet sepse merrni pjese ne to. Por pa kandidate te PD varet nga Edveri se sa do marri dhe nuk ka as me te voglen nevoje te vjedhi vota....shume shume do bej si Uliksi me sirenat kur ti hane duart. PD nuk i neh zgjedhjet...mund ti pengoj gabimisht ato... ato nuk do behen pa u bere me dy raunde...nje flete votimi e pa permiresuar ndarjen territorial....nje pseudoreforme (mjafton te kujtojme qe malesia prapa Dajtit eshte pjese e Tiranes metropol)...pa permiresuar Kodin Zgjedhor komunist.

Fieri16/05/2019 19:57

Sa turp per popullin qe lejon qe rilindjen tu vjedhe te ardhmen

Kosta16/05/2019 19:34

Mos na habisni se po ju ndjekim me perkushtim.....per cfar manipulimi zgjedhjesh beni fjale kur ju nuk merni pjese ne to, kur ato do te jene, natyrishte po u bene, do te jene votime dhe jo zgjedhje sepse nuk ka kundershtare apo nuk ka gare......sikur nuk flet per ndershmeri ndaj protestuesve kjo qe po beni, perkunder flet per hole nga ana juaj......mos se po u kthyem kunder jushe, atehere nuk do te gjeni vrime te futeni....

Fieri16/05/2019 18:43

Opozita rilindase e mazhoranc eshte PD e LSI

Shto koment

Denonco