Deputetja publikoi foton e përdhunimit nga serbët të gruas kosovare, Prokuroria Speciale nis hetimin

Deputetja publikoi foton e përdhunimit nga serbët të gruas kosovare, Prokuroria Speciale nis hetimin

17:19, 16/05/2019
A+ Aa A-

Deputetja kosovare Flora Brovina publikoi sot një foto tronditëse se si një grup ushtarësh serbë, përdhunojnë një grua të etnisë shqiptare në sy të familjes të cilën e kanë lidhur dhe i kanë vendosur një kallashnikov mbi kokë.

Pas publikimit të kësaj foto që dëshmon genocidin në Kosovë nga trupat serbe, ka reaguar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, e cilë është shprehur se do të hapë një hetim mbi rastin.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të ftojë deputeten Brovina, për të dhënë informacione mbi viktimën për të cilën ajo pohon se është gjallë, si edhe dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera.

Prokuroria Speciale është shprehur më tej se ata kanë kuptuart për ekzistencën e kësaj fotoje, vetëm pas denoncimit të nga deputetja, dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë dëshmi mbi rastin.

Prokuroria Speciale ka ftuar po ashtu  të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi në një shtet ligjor provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist16/05/2019 18:32

Kerkesa e Gjykates Speciale te Kosoves,me duket e cuditeshme.Kosovaret,edhe sikur te donin,nuk kishin asnje mundesi,per t'i fotografuar,filmuar apo dokumentuar ndryshe,.Ato mjete per filmime e fotografime i kane patur ne dore vetem serbet.A mendon Gjykata Speciale,se serbet do ja dergonje ato,per te vertetuar veprimet e veta? Eshte fakti i bere i ditur prej vitesh,qe numurohen rreth 20 mije raste perdhunimi te grave kosovare,e kjo Gjykate,nuk e paska marre vesh,por na i kerkoka si filma porno ?Dhe me interesantia,provat me pare u dashkan derguar ne polici,dhe prokurori!Por eshte detyre si e policise ashtu edhe e prokurorise,qe edhe nje foto,por edhe nje denoncim verba,duhet ta konsideroje si indicie,e me to te punoje t'i faktoje,se nuk eshte vetem nje thashethem,por eshte nje genocid i tere,dhe duhet zgjidhur duke denuar jo vetem personat direkt pergjegjes,te cilet sot mba 20 viteve qe kane kaluar,kushedi se ku jane,si jane ,e kush i mbron e mbulon,por duhet demaskuar forcerisht dhe ete denohet edhe boterisht Serbia dhe drejtuesit e saj,disa prej te cileve akoma jane ne krye te Serbise.

Shto koment

Denonco