Çollaku për Syri.net: Prokuroria ta pyesë Ramën çfarë porosie dha për zgjedhjet në Dibër

Çollaku për Syri.net: Prokuroria ta pyesë Ramën çfarë porosie dha për zgjedhjet në Dibër

16:31, 16/05/2019
A+ Aa A-

Gazetari Basri Çollaku, i ftuar në Syri.net ka folur edhe për shkrimin e gazetës së mirënjohur gjermane “Bild’ e cila publikoi përgjimin e kapur midis kryeministrit Rama dhe shefit të shtabit elektoral të PS-së në Dibër, ku e pyeste këtë të fundit nëse kishin kishin shkuar si duhej porositë e lënë, që nënkuptonte manipulimin e zgjedhjeve.

Ky shkrim i gjermanes ‘Bild’ solli edhe sulmin e qeverisë Rama që me anë të deputeteve të tij, doli dhe tha në media se shkrimi ishte i blerë.

“As në ëndrra nuk e blen dot ‘Bildin’.

Kush e bleu ‘Bildin’, Opozita, unë, Manjani apo të tjerë.

Nëse do kishim kaq shumë para apo miliona euro, do kishim bërë një media në vete.

Do i kisha blerë unë ‘Dosjen 184, ‘339’.

Dosjet janë aty por këta nuk mund ti zhdukin sepse janë gjurmët aty.

Kallëzimin e bëra edhe unë e bëri edhe Balla. Po për Ballën u bë seancë për katër ditë kurse unë një seancë në 8 muaj.

Ndërkohë që unë i kërkoj Gjykatës vetëm të shprehet me vendim. Këta nuk dinë se ku ndodhet 8 muaj deputeti.

Edhe po se bëri politika Vettingun, do e bëjmë ne.

Këtu buron edhe guximi i palës që thotë se ‘Bild’ kanë marrë para.’

Lidhur me akuzat e ngritura nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj deputetes socialiste, Elisa Spiropali si të implikuar në dosjen “Xibraka’ të laboratorit të drogës, Çollaku tha se:

“Kryetari i Partisë Demokratike ka informacionet e tij. Unë them se ai ka të drejtë për informacionet e tij.

Në këtë dosje sic thotë edhe Bild ka një telefonatë të kryeministrit

Më 11 shtator kur mbyllen zgjedhjet, Rama telefonon dhe pyet shefin e shtabit elektoral të Dibrës “si shkuan punët.”

Pala tjetër thotë “Po u realizuan të gjitha objektivat”

Tani këtë kryeministrin duhet ta thërrasë në Prokurori dhe ta pyesë: Kush ishin detyrat? Kush ishin porositë?

Se me këtë porosi është bërë batërdia me votat.

Janë aty njerëzit në përgjime që thonë ‘po janë paguar’.

Ke emrat e Gjiknurit , Sadri Abazajt...

Drejtorë policie, doganash, hipoteke, ALUIZNI,  janë pjesë e kësaj dosje.

Janë përgjuar me kë kanë folur, kë kanë paguar, kë kanë kërcënuar, janë në dosje.

Dhe prandaj dolën 4200 me vota më tepër.

U habitën edhe këta që shumë keni marrë.

Dhe kjo histori kur na vjen nga Berlini, Londra, lideri global na çuditet, se tani nuk është më as global se nuk e pret kush”, tha Çollaku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco