Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Nuk ta prek parcelën me kanabis, dua kaq vota'/ Gazetari tregon për bashkëpunimin e Ramës me krimin

'Nuk ta prek parcelën me kanabis, dua kaq vota'/ Gazetari tregon për bashkëpunimin e Ramës me krimin

16:23, 16/05/2019
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së tij në Syri.net, përballë gazetarit Alen Xhelili, tregoi se si bëheshin “marrëveshjet” mes mazhorancës dhe kultivuesve të lëndëve narkotike në zgjedhjet e fundit.

Sipas Çollakut, për të ruajtur parcelat me kanabis, trafikantët duhet të ndihmonin PS-në në arritjen e rezultateve të kërkuara në zgjedhje.

“Je përgjegjës për këtë lagjje, për këtë zonë. Nëse nuk marrim rezultatin që duam të asgjësojmë parcelën me kanabis”, deklaroi Çollaku përballë gazetarit Alen Xhelili.

Sa i përket shkrimit të gazetës “Bild” dhe deklaratës së autorit të saj, Peter Tiebe se,  “gjërat nuk duken mirë në atë vend të bukur”, Çollaku u shpreh:

“Kanë qenë në 70% të vendit. Ata i kanë prekur vetë gjërat, kanë takuar njerëz e zyrtarë. Kur dëgjoi deklaratën e Gjylametit, e cila e akuzone se ke marrë para. Tani ose ke informacione, ose ke shpifur për gazetën më të madhe në Europë. Edhe PS po të shesësh nuk e paguan dot. Mezi e presim padinë nga gjykata, tha Heinze. Raportet e BE dhe Departamentit të Shtetit janë njësoj si shkrimi i gazetës. Fanari ndriçues i Ramës dhe Enverit duhet të padisë të gjithë globin. Ky kapitull ka marrë fund, duhet të shkojnë para drejtësisë. Jemi vend i NATO-s dhe nuk mund të lejohet që të ulen me ta pjesëtarë të krimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco