Balluku: Tiranë - Durrës me pagesë, tjetër tarifë drejt Rinasit, tjetër drejt portit

Balluku: Tiranë - Durrës me pagesë, tjetër tarifë drejt Rinasit, tjetër drejt portit

14:32, 16/05/2019
A+ Aa A-

Autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë nga qeveria “Rama” pasi të ndërtohet një rrugë e dytë alternative me parametra nacionalë. Qeveria do të hapë një garë këtë vjeshtë, në muajin shtator, në të cilën do të përzgjedhë investitorin që do t’i zhvillojë të dyja projektet. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku bëri të qartë në një intervistë sot se projekti është në planet e qeverisë dhe do të zbatohet pas një farë kohe.

Znj. Balluku, si qëndron çështja e pagesës së autostradës Tiranë – Durrës?

Projekti i autostradës Tiranë - Durrës është një projekt i përmendur  shpeshherë edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  edhe nga qeveria si një nga projektet kryesore, pasi dihet shumë mirë se lidhja e kryeqytetit me portin ndërkombëtar të vendit është detyrë dhe ne na vë para faktit që sa më shpejt ky projekt të avancojë dhe të zhvillohet.

Çfarë unë e kam thënë në intervistën e fundit dhe u bë lajm shumë i madh është se ne punojmë mbi këtë projekt dhe mendojmë që në vjeshtën e këtij viti, projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente midis investitorëve, për të qënë fituesi i radhës ai që do të përzgjidhet dhe më tej të fillojnë punimet. Pra, jo që në shtator të këtij viti do të fillojë kalimi me pagesë në rrugën Tiranë – Durrës.

Pagesa, mënyra se si do të operohet, është diçka për t’u diskutuar, diçka që do të bëhet përmes një dialogu publik dhe pa dyshim siç e kam thënë, të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë rrugë të konsideruara me pagesë, do të kenë gjithmonë rrugën e tyre alternative siç ndodh në të gjitha vendet e BE-së. Pra, asnjë rrugë “e vetme”, pra, një mundësi “e vetme”, nuk do të jetë asnjëherë me pagesë.  Të gjitha rrugët, autostradat, që do të jenë me pagesë, do të jenë ato rrugë që do të kenë një rrugë tjetër alternative për të qënë e aksesueshme nga drejtuesit e makinave.

A është në fuqi oferta e grupit indian dhe sa ka propozuar ai për çështjen e pagesës dhe vlerën e kostos së zgjerimit të autostradës?

E para, nuk bëhet fjalë thjesht për zgjerim të autostradës. Bëhet fjalë për një përmirësim të të gjitha kushteve dhe parametrave të autostradës Tiranë – Durrës. E dyta, ka pasur një propozim dhe një projekt që po shikohet nga ekspertët e ministrisë për t’u vlerësuar dhe nuk ka në këtë moment një propozim për sa i përket pagesës. E them edhe njëherë, është i parëndësishëm për momentin elementi se sa do të paguhet për të kaluar në autostradën Tiranë- Durrës, sepse flitet që kjo të ndodhë në një afat kohor pas realizimit të projektit, pas përfundimit të garës transparente, pas realizimit të projektit, implementimit të tij, pra flitet për një afat kohor të largët por që do të bëhet absolutisht përmes një procesi dialogues.

A keni ‘vija të kuqe” se deri ku mund të jetë pagesa, ju si qeveri?

Gjëja që ne kemi kërkuar dhe janë dy elementë të rëndësishëm të projektit, që dua t’i theksoj janë:  E para,  të ketë një pagesë të përshkallëzuar. Pra, jo çdo dalje të paguhet me një tarifë fletë por në varësi të gjatësisë së rrugës që do të përshkojë  çdo mjet. Kjo ështe para. Është një tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike të Durrësit apo kur ti del në port.

E dyta, dhe insistoj në këtë, kushdo që do të jetë fituesi i këtij projekti, detyra e parë që do të ketë si investitor do të jetë rehabilitimi, zgjerimi dhe përmirësimi i kushteve të rrugës alternative pa pagesë që është rruga Tiranë – Plepa. Duhet kuptuar që më parë do t’i lihet në dispozicion drejtuesve të automjeteve, përmes këtij projekti, pra Shqipëria do të përfitojë një rrugë të dytë me parametra të rrugës nacionale, jo siç është sot. E zgjeruar, e përmirësuar.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jas16/05/2019 15:15

o kurve e bllokut. Duhet tju djegim te gjalle vampire

Shto koment

Denonco