Ndalimi i Viosanës, çfarë ndodhi midis studentes dhe Ramës në dhjetor

Ndalimi i Viosanës, çfarë ndodhi midis studentes dhe Ramës në dhjetor

12:49, 16/05/2019

Më 20 dhjetor 2018, gjatë protestave të studentëve, pati një përballje të fortë midis një studenteje të Arkitekturës, e cila quhej Viosana Kokla dhe kryeministrit Edi Rama, që përpiqej të shuante revoltën e të rinjve.  Sot, kjo studente është ndaluar nga Policia, në kuadrin e hetimeve për gjetjen e fajtorëve që shkruan parullën "Borchardt, shame on you" në murin e pallatit ku banon ambasadori i OSBE në Tiranë.

Më poshtë po japim shkrimin e botuar në atë kohë në media:" Debati i studentes Ana, me kryeministrin Rama te Universiteti Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me Kryeministrin. Pas daljes nga takimi, studentja e Arkitekturës tha se nuk mund të qëndronin më për të dëgjuar monologun e Ramës.

Image

Studentja në foto: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH. Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.

E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.

Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelsa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para. Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.

Më herët, gjatë takimit, Ana, një studente, ia tha troç kryeministrit Rama se po bën monolog me ta dhe po luan "kukafshehti" duke takuar veç e veç studentët. Pas fjalës së saj, një grup studentësh u larguan nga salla.

Studenti: Çfarë jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?

Rama: Çohu dhe ik. Unë i respektoj të gjithë ata që më shkruaj.

Studentja: Nuk ke çfarë më shpjegon. E ke thënë troç dhe më ke marrë në telefon. Nuk na blini dot siç keni blerë 100 apo 1000 freshista. Nuk na kërcënoni dot duke na thënë që do t'u heqim prindërit nga puna apo duke na kërcënuar. Ky nuk është dialog por i manipuluar. Dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët dhe jo veç e veç. Po luani atë lojën kukafshehti. Këtë keni bërë me të gjitha universitetet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz16/05/2019 14:38

Kryezorraxhiut nuk i duhen studente si ty dhe shum te tjere qe mendojne si ty moj vajze. Kryeqenefi eshte mesuar me torret e G99 dhe pederastet sorrosjane, ata ja fusin gjuhen deri ne thellesi te zorres se trashe.

JimmyZ16/05/2019 14:36

Ndalimi i Viosanes me kujton te perndjekurit e kohes Enverit . Nuk mjaftjne marshimet ! Duhet me shume !

Shto koment

Denonco