Skandal: Policia ndalon studenten për Borchardt, Vasili: Viosana, që 'e kryqëzoi' Ramën

Skandal: Policia ndalon studenten për Borchardt, Vasili: Viosana, që 'e kryqëzoi' Ramën

12:13, 16/05/2019

"Turp! Skandal! Policia sapo ndaloi studenten Viosana Kokla për Borchardt". - Ky është denoncimi që sapo ka bërë në rrjetet sociale, Petrit Vasili, nënkryetari i LSI.

"Studentja Viosana Kokla ndalohet nga Policia për hesap të Borchardt, - shkruan Vasili i indinjuar, duke iu referuar incidentit me parullën "shame on you" shkruar nga disa protestues në murin e pallatit ku banon Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt në Tiranë.

Sipas Vasilit, kryeministri ka gjetur rastin të hakmerret ndaj studentes, e cila u përball me guxim me të në debat gjatë protestave studentore të dimrit.

 "Edi Rama shfrytëzon Borchardt për t'u hakmarrë me Viosanën, studenten e Arkitekturës, që e kryqëzoi Kryeministrin. - thekson nënkryetari i LSI. -  Turp! Turp! Turp! Policia nuk ndalon kriminelët dhe të korruptuarit, por me urdhër të Edi Ramës do që t'u mbyllë gojën të rinjve. Shiheni videon kur kryqëzohej Edi Rama," përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz16/05/2019 14:58

U qellua e u perlye me boje ambasada amerikane ne mes te Athines, dhe nuk e quajti askush kercenim. Ti thuash Boshard bythmutit Turp na qenkerka kercenim!!!

Gjoleka16/05/2019 12:24

Mi i lri-se

Shto koment