Dylqinja e Tironës, Kalorësit të menderosur: Ah, tortyrat e frikës tate prej protestave o i vrerosuri im!

Dylqinja e Tironës, Kalorësit të menderosur: Ah, tortyrat e frikës tate prej protestave o i vrerosuri im!

10:31, 16/05/2019
A+ Aa A-

Fort i ndrituri Kalorës i fytyrës së menderosur!  Jam e jotja Dylqinjë e Tironës që po të shkruaj nga Xibraka. Leshlëshuar e mallpërvëluar nga “malli” me fuçi boliviane, jam tu i fut një poezi me vizë të gjatë, anës Shkumbinit e palarë, pranë Laboratorit e pandarë.

E mësuar me qederet e paprera të gjermonve n’dogana, por e pazonja për të përball tortyrën e vuajtjes tate dhe frikës tate prej protestave, po çirrem ekraneve për qashtërsinë e llumit e llucës sonë, o zemërplagosuri i organizatës sonë.

Po Xibraka është e bardhë si shkaba në fushë të zezë, siç e ka thanë .... harrova...., siç e do Rilindja jonë e përdalë e jo kot më kot si këto që i bëjnë filma, o i mallosuri im! Na ka pjell lekë të bardha për vota të zeza o i vrerosuri im! E nxirre kamën prej millit me e nda mirë mallin si me vizore.

Me Bild-in mos u merr se i fus një tymosje e ricitoj për qef unë. Në daç të më ndihësh, jam e jotja deri në blerjen e votës së fundit, në mos, po bëj si të dojë qefi, vetëm pushtetin mos na e dorëzo se e kemi ble e kemi vesh me të bardha o dhjaksi ynë trim!

Jotja gjer në karrike, Dylqinja e Tironës, dora vetë!

(Letër e Dylqinjës së Tironës nga Xibraka.- Nga Luçiano Boçi.)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

valbona16/05/2019 13:10

te gjitha ndrikullat e qeverise dalin bilbilojne me gjuhen e atit te tyre a thua se ato jane shpetimtaret e ketij populli por ja u ka zene syte pasuria maramendse kur ne njerezit e thjeshte mendojme si do e mbyllim muajin .

ArT16/05/2019 12:49

Luciano, Bukur ja ke pershtat! Vecse nje gabim ke bere: Spiropali mund te jete e kujtdo krahine tjeter, perfshire dhe Elbasonin, por asnjehere e Tirones.

Askushi16/05/2019 11:12

Dylqija, kartorja e shkret, po i dalin fucit me me mall,... po ckane keta njeres qe e ngacmojn? Ajo do ca para, dhe shefi skender i do ca, kjo jete nuk jetohet pa para. Qendro skender, mos u lesho, se tek trari yt une jame kapur, mos me rrezo.

Shto koment

Denonco