'E arrestoi' Borchardt, flet Ana Azizaj: Po, turp të kesh!

'E arrestoi' Borchardt, flet Ana Azizaj: Po, turp të kesh!

08:31, 16/05/2019
A+ Aa A-

Nga Ana Azizaj.

“Turp të kesh!” - Kjo fjali kaq e shkurtër bëri të ndahej Shqipëria në dy opionione kundër ndërkombëtarëve dhe pro ndërkombëtarëve, kundër qeverisë dhe pro qeverisë. Pavarësisht se parulla nuk është shkruar nga unë, unë e them me plot gojën: Turp të kesh! 

Në Shqipëri, mendoj se nuk është momenti të ndahemi në gjysmë; jemi në situatën ku askush nuk do të jetojë më në Shqipëri, jemi në gjendjen ku askush nuk do të shkollohet në Shqipëri, jemi në situatën ku askush nuk beson më në sistemin tonë të drejtësisë, jemi në situatën ku askush s’është më i sigurtë, jemi në situatën ku askush s’e di ç’prodhime ushqimore konsumon më, jemi në situatën ku vazhdojnë të duan të na copëtojnë kufijtë, jemi në situatën ku rinia nuk punësohet, jemi në situatën ku profesioni i mjekut është rrënuar, jemi në situatën ku artin mundohen ta zhdukin, jemi në situatën ku duhet të jemi një.

Nuk ka rëndësi qeveria, nuk ka rëndësi flamuri partiak, nuk ka rëndësi mendimi i atyre, që komentojnë anglisht për situatën në Shqipëri. E vërteta është se Shqipëria nuk është mirë.

Nuk ka rëndësi reforma, që ndërmerret kur vazhdon i shërben Rilindjes; nuk ka rëndësi “vetting”-u kur i shërben Rilindjes; nuk kanë më rëndësi fotot dhe videot 3D për të menduar që Shqipëria është mirë, nuk kanë më rëndësi batutat e Kryeministrit. Rëndësia në këtë moment është Shqipëria. 

Çdo qeveri duhet t’i trembet popullit të saj. Ndaj, unë zgjedh të mos hesht; unë zgjedh të protestoj.

Shqipëria është e shqiptarëve, ndaj po vazhdoj e po them: Turp të keni për situatën që jemi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

turi16/05/2019 11:24

bravisimo,keto vajza e djem i duhen sot Shqiperise

Ermal16/05/2019 10:37

Bravo

Idi16/05/2019 10:17

Bravo

Askushi16/05/2019 09:55

Ti moj vajze je nje vajze jo vetem e mencur, por dhe trime dhe shqiptare. Keta bandit te arrestuan ty per fjalen e lire., dhe nuk arrestohen gangesteret qe vjedhin, grabisin, qe kane mberthyer me daret e mafjes kete vende, kete popull. Turp per ata qe i kane futur thonjte shqiperis, turp per keta pseudo evropian qe shiten e blihen, turp per te gjithe ata qe e pranojne kete realitet, turp per ata qe i nenshtrohen kesaj dhune, turp per ata qe nuk i bashkohen revoltes popullore. Shqiperija eshte keq, shqiprija po renkon, o sot o kurr, per shqiperin, per shqiptaret, per ne, per femijet tane, per studentet, per vajzat dhe motrat tona. Nese nuk reagojme sot , neser do te jete shume vone.

rovena16/05/2019 09:45

nje bravo te madhe meriton moj vajze te lumte keta te mallkuar e kane mare me qafe shqiperine se te gjithe kane mar valixhe me euro

Ferdinand 16/05/2019 09:31

Bravo, te lumte.

albana16/05/2019 08:51

sakte dhe bukur

Shto koment

Denonco