Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Xibraka’/ Ja pse Basha akuzoi Spiropalin si të implikuar në laboratorin e drogës kur ishte Drejtoreshë Dogane

‘Xibraka’/ Ja pse Basha akuzoi Spiropalin si të implikuar në laboratorin e drogës kur ishte Drejtoreshë Dogane

22:29, 15/05/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, përmendi sot gjatë komunikimit me median, edhe disa emra socialistësh që janë përfshirë direkt në vepra penale dhe që janë edhe pjesë e përgjimeve që priten të publikohen.

Basha përmendi Elisa Spiropalin, duke thënë se; “Zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së Xibrakës.

Kohë më parë gazetari Flamur Vezaj shkruante se inteligjenca gjermane ka përgjime që për çështje besueshmërie nuk u janë dorëzuar shqiptarëve, për dosjen ‘Xibraka’

“Në këto pergjime, ku flitet për dy kontenierë të ardhur nga Bolivia në portin e Durrësit në muajin nëntor dhe dhjetor të 2014 të ngarkuar me dhjetëra fuçi, brenda të cilave kishte një lloj solucioni ku ishte shkrirë një sasi e madhe e kokainës! Këto dy kontenierë, thuhet se kanë hyrë në Shqiperi pa u regjistruar dhe zhdoganuar nga autoritetet e doganave me urdher nga lart! E në ate kohë doganat drejtoheshin nga Elisa Spiropali,” shkruan Vezaj. Kurse ish-oficeri Dritan Zagani, thotë se ky është një ‘konstatim i saktë deri në perfeksion’.

Basha po ashtu lëshoi edhe një akuzë ndaj Abedin Oruçit, ish-Kryetar i Këshillit të Qarkut në Kukës, të cilin e ka quajtur një ‘vrasës me pagesë’

Vite më parë Oruçi thuhet se u arrestuar në Kosovë për shfrytëzim prostitucioni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco