Gazetari i ‘Bild’ i përgjigjet PS: Deklarata e tyre, çmenduri! Mos kanë tymosur gjëra të gabuara

Gazetari i ‘Bild’ i përgjigjet PS: Deklarata e tyre, çmenduri! Mos kanë tymosur gjëra të gabuara

20:55, 15/05/2019
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, doli sot në një deklaratë për shtyp nga selia e partisë, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të opozitës, se ka paguar para, për artikuj në media të huaja. Konkretisht, Gjylameti i referohej një artikulli të Bild, shkruar nga reporteri kryesor i politikës, Peter Tiede.

Gjylameti tha ndër të tjera se “Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë. Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë“.

Autori i shkrimit, Peter Tiede, i kontaktuar nga TPZ.al, u shpreh se deklarata e Gjylametit mbështetet në teori konspirative dhe sulme personale dhe se aludimi se ai ka marrë para është thjesht një çmenduri.

“Ajo sigurisht bën të njëjtin gabim që bëjnë ‘politikanë’ të tillë: ata vendosin vetë që të tjerët e kanë gabim. Shpresoj, për të mirën e saj, që ky të mos jetë rasti dhe që thjesht të ketë tymosur gjëra të gabuara, siç themi ne në Gjermani. Ka shumë nga këto “gjëra të gabuara”. Më vjen keq që zonjës i janë shteruar argumentat që në fjalinë e parë – dhe se i duhet të mbështetet në teori konsipirative dhe sulme personale. Aludimi se unë kam pranuar para, është thjesht një çmenduri”, u shpreh Peter Tiede.

Në shkrimin e prestigjiozes gjermane, thuhej se Shqipëria është shembulli kryesor, i një vendi kaotik në duar gangsterësh. Në shkrim gjithashtu përmendej edhe një bisedë e kryeministrit Rama, në dosjen 184. /TPZ.al/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 15/05/2019 21:47

Keto plera, xhade te bandave mafjoze, jane si kurvat qe shk**rdhehen dhe te quajn ty k**rve, te quajn ty te pandershem. Keto plera qe nga Rama ne krye e deri ne nivelet me ordinere, jane te organizuara ne afera korruptive, kondrabande droge e shume veprime te tjera kriminale. Nuk numerohen rastet e denoncuara. Pergjime, video, kapje flagrance, te gjitha per keta bandit mafjoze, jane shpifje, jane sajesa, jane video te pregatitura, jane media kazane, etj etj...tani dhe shtypi i huaj, mjaftone te shkruaj kunder tyre, edhe ata jane kazane, jane blere, etj..etj.. flete zeri amerikes, eshte kazan, flete nje gazetare italiane, eshte kazane, flete bild, eshte kazan. O zote shpetoje shqiperin nga keta mostra, qe e kane mberthyer vendin me kthetra mafjoze.

Bobi, bythlepiresi i Ripjelljes!15/05/2019 21:20

Njeri prej"kadrinjve", do ta quante KryeKallami yne kete gazetar- analist te Bild.

Shto koment

Denonco