Ish-deputeti bën premtimin e madh: Dëmshpërblim si të burgosur politik për të gjithë ata që mbahen në qeli

Ish-deputeti bën premtimin e madh: Dëmshpërblim si të burgosur politik për të gjithë ata që mbahen në qeli

20:03, 15/05/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti Klevis Balliu, nga protesta e ‘Unazës së Madhe’ ka bërë një premtim të madh për të gjithë të ndaluarit nga Policia të cilët ndodhen në qeli vetëm se mbrojtën shtëpitë e tyre.

Balliu tha se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike të gjithë këta ta ndaluar do të dëmshpërblehen si të burgosur politik.

Madje tha Balliu ata meritojnë të dekorohen për aktin e tyre.

“Droga e shqiptarëve në Angli, ndërkombëtarët duhet ta kuptojnë fakti pse bandat shqiptare po bëjnë namin është se ata janë të promovuar nga qeveria këtu. Por unë u bëj thirrje çdo ndërkombëtari të mos i shikojnë ato lajme. Populli shqiptar ka emigruar dhe ka punuar me djersën e ballit në çdo shtet të Evropës.

Ata që shikoni atje janë Rilindiasit e Edi Ramës.

Edi Rama duhet ta kuptojë që kjo betëjë nuk do të ndalojë asnjëherë.

Po i them Edi Ramës që sa herë të dalësh nga dera e Surrelit, hapi sytë katër se do kesh popullin kudo.

 Sot unë u jap një premtim solemn të gjithë atyre të ndaluarve që mbahen në qeli sepse mbrojtën shtëpitë e tyre, që do dëmshprblehen si të burgosur politik. Ata njerëz duhen dekoruar dhe jo burgosur.

Nuk ka qeveri të korruptuar që mund të ndalojë këtë uragan.

Ndaj unë u bëj thirrje të vazhdojnmë së bashku te Unaza deri në anullimin e plotë këtij projekti famëkeq të një drogaxhiu, të një organizate kriminale që e ka emrin Rilindje.

Të gjithë bashkë me datën 25 të bashkohemi të thërrasim miq e shokë për të ndaluar kthimin e zgjedhjeve të Enver Hoxhës dhe për zgjedhje të ndershme.

Dhe jo për një parlament palaçosh si ky që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë.”, tha Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji15/05/2019 20:09

Don me than po merrkan leter me bir se kto na dhat

Shto koment

Denonco