Si do të jetë protesta e madhe e 25 Majit? Ja si përgjigjet Basha, për zemërimin e qytetarëve

Si do të jetë protesta e madhe e 25 Majit? Ja si përgjigjet Basha, për zemërimin e qytetarëve

19:35, 15/05/2019
A+ Aa A-

I pyetur nëse protesta e 25 majit do të jetë një protestë me molotov, kryetari i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, është përgjigjur se Partia Demokratike nuk ka bërë thirrje kurrë për dhunë, por askush nuk duhet të presë që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që Rama u ka vënë kryqin te shtëpia.

“Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjecarë të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm. Këto janë vetëm 3 skandale. Komandant i zemërimit popullor nuk është Lulzim Basha. Zemërimi popullor vetëm do të rritet. Detyra jonë është vetëm të parashtrojmë zgjidhjen politike dhe të thërrasim shqiptarët ta mbështesin këtë kauzë, gjë që e kanë bërë në mënyrë të paprecedentë dhe madhështore, për të cilën përkulem me mirënjohjen më të thellë ndaj tyre, si për protestën e 11 Majit, ashtu edhe për protestën e 13 Majit. Jam i sigurtë që këto do të tejkalohen si në masivitet, ashtu edhe në vendosmëri nga protesta e 25 Majit.”, tha Basha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t15/05/2019 21:56

cdo protestues te kete molotovin e vet.na kane shpallur armiq ,te marrin pergjigjen e merituar.keqardhje per policet qe do pranojne te behen vegla qorre te nje qeverie antipopull

Shto koment

Denonco