Becchetti hap shampanjën – Arbitrazhi: Edi Rama përgjegjësi kryesor i sulmeve ndaj biznesmenit

Becchetti hap shampanjën – Arbitrazhi: Edi Rama përgjegjësi kryesor i sulmeve ndaj biznesmenit

19:10, 15/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka vendosur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përgjegjës për sulmet ndaj biznesmenit Francesco Becchetti, lidhur me “Dosjen Agon Channel, Kompanive energjitike dhe investimeve të tjera”.

Vendimi i marrë nga kjo gjykatë është mbështetur mbi 3 kolona kryesore dhe pritet t’i kushtojë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro.

Në dosjen me reth 60 fashikuj, emri i kryeministrit Edi Rama, përmendet nominalisht 18 herë. Në rast se Shqipëria do kishte adoptuar ligjin ku për vendimet e Strasburgut ose Arbitrazhit, një zyrtari të lartë shtetëror i përmendet emri më shumë se 10 herë, ndaj tij duhet të niste një procedim penal, atëherë do kishim një hetim ndaj Edi Ramës, por Shqipëria nuk e ka këtë ligj.

3 kolonat e vendimit janë

1 – Agon Channel u shkatërrua me një aksion të udhëhequr nga Edi Rama, për shkak të pozicionit si media oponente e tij.

2 – Edi Rama në mënyrë direkte personale ka nxitur një sulm anti-ligjor ndaj interesave të biznesmenit Becchetti.

3 – Është e provuar se Becchettit, televizionit dhe interesave të tij të biznesit, u është mohuar çdo e drejtë elementare për të pezulluar vendimet arbitrare dhe është vërtetuar se të gjitha këto veprime antiligjore arbitrare të dirigjiara nga Edi Rama, janë të gjitha të mbështetura mbi një pandehmë që Gjykata e Arbitrazhit e ka verifikuar si mashtrim.

Në komunikime informale biznesmeni Becchetti është shprehur se po feston tashmë dhe se volumi i fashikujve të vendimit është në përpjestim të drejtë me shumën monetare që do përfitojë si dëmshpërblim, shkruan Hashtag.

Pritet që shuma e dëmshpërblimit të jetë mbi 100 milionë euro.

Zyra ligjore e Becchettit po punon për përkthimin e vendimit në shqip dhe shpërndarjen e tij për publikun.

Vendimi është marrë në datën 24 prill 2019. Mbyllja e çështjes dhe marrja e vendimit konfirmohet edhe në faqen elektronike të Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington.

/Marre nga Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xxxx15/05/2019 19:51

U mesua me delet e shqipes ky qe bente i donte qefi.Tani e shikon sa vlen aroganca e tij.Mjer ky popull c'po vuan nga ky drogmen bipolar.

mondi15/05/2019 19:31

Pse duhet ta paguaje populli taksapagues kete budallallek (ose bashkpunim) te Edi Rames? Gjykata le ti sekuestroje Edi Rames gjithe pasurine dhe ta shlyeje gjoben. Ka njerez qe thone se kjo mund te jete edhe nje marreveshje e fshehte me tyre. Rama mer nje perqindje te caktuar nga gjoba qe shteti i paguan Becchetti-t.. Fajtor nuk eshte populli por vetem Edi Rama. Vetem ai duhet te paguaje.

Shto koment

Denonco