Akuza e fortë e Manjanit: Rama po shoqëron gazetarët në Polici për statuse në facebook

Akuza e fortë e Manjanit: Rama po shoqëron gazetarët në Polici për statuse në facebook

16:48, 15/05/2019

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nga studio e SYRI.net, ka komentuar edhe shoqërimin në polici të personave të cilët shkruajnë statuse kundër qeverisë apo edhe rasti i fundit i shoqërimit në polici të një vajze për një shkrim mural në pallatin ku banon ambasadori i OSBE-së në Shqipëri.

'Janë absolutisht të dyja raste të rënda dhe jo të vetmet, pasi këto tani janë sjellje të përditshme. Janë tipike sjellje të pastra antidemokratike. Nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën, me Konventën e të Drejtave të Njeriut. Janë një tendencë për të imponuar frikë, për të përhapur një klimë terrori që nëse mereni me ne në do ju nxijmë.

Qeveria nuk fiton asgjë me këtë. Thjesht fiton urrejtje. Rama e ka këtë problem me fjalën. Janë simptoma në kuptimin demokratik dhe ligjor.

Mbi 60 për qind e proceseve që kanë hapur bazohen te deklarimet në Facebook.

Janë thirrur edhe gazetarë në polici për statuse në Facebook. Ndihesh i fyer shkon dhe bën padi në gjykatë, po policia ç'hyn këtu.

Hyrja e Policisë në këtë mes e bën edhe më të rëndë situatën', tha Manjani.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakoshme dhe debatit duhet të shtyhen apo jo zgjedhjet e 30 qershorit, Manjani u shpreh se ai vetë do ishte për zgjedhje në një kohë edhe më të shkurtër për të provuar forcën e një qeverie.

‘Zgjedhjet janë precedenti më i mirë i mundshëm. Unë mendoj që kryeministri duhet të shkojë në zgjedhje edhe gjatë mandatit qeverisës. Detyra e Opozitës është ta mundë në zyrë.

Në vitin 2017 populli shqiptar nuk i dha 51 për qind në një kohë kur opozita nuk ishte gjëkundi. Po tani që qeveria është edhe më keq.

Detyra e Opozitës është të krijojë një platformë konkuruese. Nuk është fundi i botës, Edhe sikur të ketë zgjedhje pas dy vitesh. Rrotacioni është gjëja më normale që duhet të ndodhë në Shqipëri.

Pse çfarë e gjeti Partinë Socialiste se e ndërroi qeverinë ëçdo 1.5 vjet gjatë viteve 2000-2005. Partia Socialiste filloi të rrudhej kur u mbyll’, tha Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment