Aleatët pas takimit në PD: Zgjedhje nuk mund të bëhen me Ramën, presidenti në këtë mes është Basha!

Aleatët pas takimit në PD: Zgjedhje nuk mund të bëhen me Ramën, presidenti në këtë mes është Basha!

12:02, 15/05/2019
A+ Aa A-

Aleatët e Partisë Demokratike, LSI, PR, PDK, PBDNJ, LZHK dhanë një deklaratë për mediat sapo përfunduan takimin me kryetarin e opozitës Lulzim Basha në selinë blu. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehur qendrimin e vendosur se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të zhvillohen dhe se protestat do të vazhdojnë.

Shehi tha: Këtu moral për zgjedhjet më nuk ka. Aksioni fatkeqësisht do të spostohet në shumicë, në rrugë; sigurisht që nuk heqim dorë as nga takimet me ndërkombëtarët, as me informacionin për mediat, as me takimet e sallave me rininë e qyteteve, me intelektualët, por aksi kryesor do të jetë protesta e rrugës. Do të vazhdojmë për sa kohë të rezistojmë deri në fund derisa të mbërrihet në një zgjidhje që ne e konsiderojmë finale, jo për ne, as për PD-në dhe as për Bashën, por që e konsiderojmë pozitive për Shqipërinë. Të vijë dita që një ditë këtu të bëhen zgjedhje si në të gjithë botën. Siç po e shihni edhe vetë, zgjedhje kështu nuk mund të bëhen, nuk është e mundur të bëhen, nuk administrohen më me këtë qeveri me në krye zotin Rama. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskutuam sot, këtë do të diskutojmë edhe në ditët në vazhdim deri më datë 30.

A diskutuat për protestën e radhës?

Shehi: Diskutuam, ka shumë alternativa. Nuk po them, ky qytet mund të prodhojë protesta përditë nga kjo pikëpamje, por ne do t’i analizojmë. Do të marrim atë që është pjesa më e mirë, pozitive e protestës, se ne nuk bëjmë protestë për protestë, siç mendojnë disa. Ne bëjmë protestë se po shkelen rregullat e lojës në mënyrë të përsëritur për vite me radhë dhe ka ardhur dita që t’i themi ndal.

A folët për çështje të tjera?

Shehi: Jo, nuk kishim çështje të tjera. Unë gjykoj që presidenti ynë në këtë mes është Basha dhe këta të tjerët që janë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dielli15/05/2019 12:23

Të dalesh në rrugë dhe të protestosh për D.SH F.M etj per këta sahan lëpirsa është TURP.

Shto koment

Denonco