Dita Ndërkombëtare e Familjes, Meta: Familja e lumtur, vlera për zhvillimin e shoqërisë

Dita Ndërkombëtare e Familjes, Meta: Familja e lumtur, vlera për zhvillimin e shoqërisë

08:44, 15/05/2019
A+ Aa A-

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh në të cilin pas urimit shkruan se “e mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj”.

“Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes”, shkruan Meta ne postimin e tij. 

Ja postimi i plotë i kreut të shtetit:

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj.

Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes. 

Zoti i bekoftë familjet tuaja!

Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi15/05/2019 10:30

    Z. President, Z.Meta Si mundesh te flasesh per familje te lumtura, kur varverija po perpin gjitheshka, kur familjet po zbrazen nga femijet e tyre, kur femijet e tyre skane mundesi studimi, ku skan mundesi banimi.... etj..., Z. Meta eshte momenti per tu zgjuar nga gjumi latergjik. Leri marveshjet me Ramen, me Gangesterin. Shqiperija ne rrezik, duhet bashkim kombetar, kunder kesaj mafje qe do te skllaveroj vendin.

    Shto koment

    Denonco