‘Bild’ shuplakë të fortë Ramës/ Reagon Berisha: Damkosje fatale për të dhe narkoshtetin e tij

‘Bild’ shuplakë të fortë Ramës/ Reagon Berisha: Damkosje fatale për të dhe narkoshtetin e tij

21:47, 14/05/2019
A+ Aa A-

Pas artikullit tlë gazetës prestigjioze gjermane “Bild” dedikuar situatës në Shqipëri dhe ku nuk mungojnë akuzat në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Berisha shprehet se ky artikull është një damkosje fatale për kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Damkosje fatale per Edvin Drogen dhe narkoshtetin e tij! sb

Gazeta më e madhe në Europë/ Shqipëria po digjet sepse Edi Rama e ka kthyer në shtet mafioz

Bild është gazeta më e madhe europiane. Ajo njihet për stilin e saj direkt dhe të ashpër. Por gazeta gjermane ka lëshuar një seri me akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama në një shkrim ku qeverisja e tij etiketohet si mafioze. Madje në fund të shkrimit i dërgohet edhe një mesazh kancelares gjermane, Angela Merkel që pret njerëz të tillë në Berlin. Por ky shkrim vjen në kohën kur Gjermania ka kthyer vëmendjen drejt rajonit dhe kur analisti Tim Judah thotë se tashmë duhet të shohim vetëm nga Berlini. Në prag të një vendimi për çeljen e negociatave, një shkrim i tillë bën thirrje për një ‘Jo’, duke thënë se Shqipëria është në duart e një gangsteri. Më poshtë shkrimi:

Flakë, bomba tymuese, trazira në rrugë, demonstrata masive çdo javë: Shteti ballkanik, Shqipëria, zhytet në kaos.

Gjatë ditëve të fundit, gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin, Tirana, pati përleshje në rrugë.

Demonstruesit e opozitës hodhën koktejle molotov, shashka dhe bojë drejt ndërtesës së zyrës së kryeministrit Edi Rama. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topat e ujit kundër njerëzve. Një duzinë policësh dhe demonstruesish u plagosën.

Çfarë po ndodh në shtetin ballkanik?

Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka është seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë këtë vit.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Kryeministri dhe thashethemet e drogës

Po Rama vetë? Kryeministri akuzohet vazhdimisht për lidhje me drogën. Kështu, opozita e akuzon atë për blerjen e votave me paratë e drogës. Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë.

Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’.

“Qeveria mbron mafian”

Akuzat për blerjen e votave i ngre edhe ish-ministri i Drejtësisë i Ramës, Ylli Manjani, Manjani, një profesor i respektuar i ligjit, thotë për BILD: “Organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë konfirmuar se ka pasur blerje të votave në masë”.

Manjani sheh pas kësaj një projekt të përbashkët të Ramës dhe mafias: “Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”.

Manjani vetë dikur kishte kërkuar luftë kundër drogës- madje edhe nuk e përjashtonte edhe përdorimin e ushtrisë në vendin anëtar të NATO-s. Ai u lirua për këtë në janar të vitit 2017.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Udhëheqja e policisë konsiderohet e korruptuar

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: Vendimi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

Por, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Manjani për Bild, në Europën politike vështirë se interesohet kush. Së fundmi, kancelarja Angela Merkel i priti krerët e shteteve të Ballkanit në Berlin, për samitin e Ballkanit Perëndimor- mes tyre, kryeministrin Edi Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco