Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Shtet mafioz në duar gangsterësh’: Akuza e forte e gazetës gjermane Bild për qeverinë ‘Rama’

‘Shtet mafioz në duar gangsterësh’: Akuza e forte e gazetës gjermane Bild për qeverinë ‘Rama’

19:37, 14/05/2019
A+ Aa A-

Mediat gjermane e kanë kthyer fuqishëm vëmendjen ndaj Shqipërisë pas protestës së 11 majit. Por shkrimin me akuza më të forta e publikoi e përditshmja tabloide, Bild. Ajo është gazeta me tirazhin më të madh në vend. Shqipëria etiketohet si shtet mafioz, në duar gangsterësh.

Ja çfarë shkruan gazeta:

“Tashmë po bëhet e qartë në pjesën tjetër të kontinentit se diçka po shkon seriozisht gabim në vendin që ishte tërësisht i izoluar nën komunizmin e epokës së gurit të Enver Hoxhës, nga viti 1944 deri në vitin 1985. Në vitin 2017, BE vendosi që të nisë negociatat e pranimit me Shqipërinë sivjet.

Për ironi, me Shqipërinë! Ironikisht, me një shtet mafioz!

Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh: Për më pak se një vit, opozita është tërhequr nga parlamenti- në protestë kundër korrupsionit dhe blerjes së votave nga qeveria. Prej dy vitesh, vendi nuk ka një Gjykatës Kushtetuese- Kushtetuta e vjetër është shfuqizuar, e reja nuk është akoma në zbatim.

Kryeministri Rama u desh të shkarkojë gjatë viteve të shkuara dy ministra të Brendshëm: Fatmir Xhafaj dyshohej fort si pjesë e mafias së drogës, që ka në dorë vendin dhe gjysmën e Europës Perëndimore! Saimir Tahiri është aktualisht nën akuzë- vetëm politika mund të parandalojë një shqyrtim gjyqësor.

Gazetari investigativ, Basir Çollaku, thotë: “Nën Edi Ramën ka pasur një shpërthim eksploziv të prodhimit të drogës në Shqipëri”. Sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore, më shumë se 70 përqind e kanabisit të shitur në Europën Perëndimore dhe Jugperëndimore, vjen nga Shqipëria.

Vetë policia shqiptare konsiderohet shumë e korruptuar, veçanërisht udhëheqja e policisë. Pjesë të drejtuesve janë nën dyshime mafioze- sipas të dhënave që vijnë nga jashtë.

Policët shqiptarë, që hetojnë vërtet kundër politikës dhe policisë, burgosen ose vendosen nën arrest shtëpiak. Në Zvicër, Itali, Holandë dhe Finlandë, disa oficerë të lartë të policisë kanë marrë azil politik.

Një prej tyre është Dritan Zagani, ish-kreu i policisë kufitare të rajonit të Vlorës dhe hetues i anti-drogës.

Zagani u mbajt në izolim për një vit e gjysmë dhe më pas në arrest shtëpiak, pasi u tha eprorrëve të tij për prova konkrete të trafikut të drogës të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, Saimir Tahiri. Më në fund ai ishte në gjendje të largohej nga Shqipëria me familjen falë agjentëve dhe policëve italianë.

Konkluzioni i tij në Bild: “Vendi im është një shtet mafioz. Atje sundon mafia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtet rrumpalle 14/05/2019 21:55

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, cdo gje ishte paralajmeruar me asgjesimin e gjykates kushtetuese dhe gjykates supreme, vetem e vetem qe Rama te rrokte pushtet te padiskutueshem

Shqiptari14/05/2019 19:40

Shqiperia eshte kthyer si Italia e viteve '70-'80. Ku ligjin e benin Mafia dhe Gomorra. Qeveritaret dhe pushtetaret lokale ishin thjesh vegla ne duart e tyre. Por sot eshte bere me keq akoma, dhe do te behet akoma me keq, sepse nen kthetrat e grupeve kriminale mafioze nuk jane vetem disa qeveritare dhe pushtetare lokale, por e gjithe qeveria me kryeministrin e vendit. Keta te mbeshtetur fuqishem edhe nga misionaret e Evropes ne Shqiperi, nga perfaqesuesit e OSBE dhe BE, si edhe nga vete ambasada e SHBA, te gjithe te superpaguar nga parate e droges dhe korrupsionit, po e kthejne Shqiperine ne nje regjim autokrat diktatorial, ku Kushtetuta eshte KM, Gjykata kushtetuese dhe Gjykata e Larte eshte vete KM, kryeprokurori dhe kryegjyqtari eshte vete KM. Nje parlament ku kryetar eshte vete KM. Nje qeveri e perbere vetem nga zevendesministra sepse minister i cdo ministrie eshte vete KM. Vendi po shkon drejt nje mjerimi total, po behet vendi me i pajetueshem ne planet. Habitem se si qeverite e vendeve te BE dhe SHBA pajtohet me nje regjim te tille kaq absurd dhe i papajtueshem me asnje grime demokracie!!!! Cfare duhet me per nje popull qe te shpertheje ne nje revolucion demokratik!

Shto koment

Denonco